Vdes Leon Schlumpf ish president dhe baba i presidentes Schlumpf
Ka vdekur sot në moshën 87 vjeçare Leon Schlumpf, ish ministër dhe president i Zvicrës, baba i presidentes aktuale Eveline Widmer Schlumpf.
Leon Schlumpf ka kryer funksionin e ministrit federal nga viti 1980 deri në vitin 1987, duke udhëhequr departamentin e komunikacionit dhe të energjetikës. Në vitin 1984 ai ka ushtruar edhe funksionin e presidentit të vendit, ndërsa në vitin 1987 kishte dhënë dorëheqje nga qeveria.
Nga viti 1966 deri në vitin 1974 ka përfaqësuar kantonin e tij, Graubündenin në Parlamentin Federal, si deputet i SVP-së.
Moti
Bernë
- 8 °C
Mër, 22/05/2013 - 23:50
Prishtinë
- 15 °C
Enj, 23/05/2013 - 00:30
Cyrih
- 8 °C
Mër, 22/05/2013 - 23:50
Shkup
- 18 °C
Enj, 23/05/2013 - 00:30
