E djelë, 26 Maj, 2013 - 11:45
Subscribe to Syndicate
download

Zbulohet roboti që shëtit vetëm nëpër qytet

22.08.2012 - 08:03

Në Universitetin e Freiburgut në Zvicër është zhvilluar roboti i parë që mund të lëvizë vetëm nëpër qytet. Ai është quajtur "Obelix" dhe të martën në Freiburg kaloi provën e tij të parë publike.

Roboti që peshon 100 kilogramë ka përshkuar rrugën katërkilometërshe për rreth 90 minuta.

«Obelix" është i programuar për të gjetur vetëm rrugën nga pika e fillimit deri në objektin e paracaktuar nga dirigjuesi. Roboti në fjalë mund të zbulojë pengesat në rrugë dhe të ndërrojë drejtimin.

Roboti "Obelix" në të ardhmen mund të bëjë shoping vetëm, tha Burgard. Për më tepër, ai mund të përdoret si një udhëzues nëpër qytet. Për ndërtimin e një roboti si "Obelix" duhen rreth 125 mijë euro.

Shkencëtarët e ETH Cyrihut kanë qenë mjaft të dobishëm në krijimin e robotit. Ata ishin përgjegjës të zbulojnë aftësitë e “Obelix” për t’i njohur shenjat e komunikacionit dhe semaforët.

Sistemi me të cilin roboti gjen rrugën është një zbulim i ETH-së në Cyrih. Dhe në fund vjen edhe pamja e jashtme nga shkencëtarët zviceranë nga Cyrihu.

Projekti për zbulimin e robotit kishte zgjatuar tre vjet. Nga Universiteti i Freiburgut janë investuar më shumë se gjashtë milionë euro.

“Obelix” është zhvilluar si pjesë e projektit ndërkombëtar “European Robotic Pedestrian Assistent” (EUROPA). Në këtë projekt kompjuterik kanë qenë të përfshirë studiues të informatikës nga Universiteti i Freiburgut në Gjermani, ETH në Cyrih të Zvicrës, RWTH Aachen Gjermani, universitetet e Oksfordit në Londër dhe Leuven në Belgjikë, si dhe firma zvicerane “Bluebotics”.

Reklamë

Reklamë

Në kryeqytetin suedez, Stokholm, po vazhdojnë për të gjashtën natë me radhë protestat në periferitë e varfra të banuara kryesisht nga emigrantët.
Kosovari me familje dëbohet nga Zvicra, shkak: martesa e rrejshme Gjykata Federale: Pasi kishte lidhur martesë fiktive dhe leja e tij e qëndrimit ishte bërë me mashtrim, ai bashkë me gruan dhe fëmijët duhet të lëshojë Zvicrën
Aksion i përbashkët: Ta pastrojmë Kosovën! Aksioni “ta pastrojmë Kosovën” është pjesë e lëvizjes globale "Ta pastrojmë Botën’, që organizon aktivitete të ngjashme çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit, 24 maj, që nga viti 2008.
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, light rain
  • 7 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 10:50

Prishtinë

Broken clouds
  • 14 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 11:30

Cyrih

Broken clouds, rain showers
  • 9 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 10:50

Shkup

Scattered clouds
  • 22 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 11:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj