E hënë, 20 Maj, 2013 - 08:11
Subscribe to Syndicate
download

Zjarret për hakmarrje politike

18.08.2012 - 12:13
Zjarret që kanë shpërthyer nëpër disa qytete të Maqedonisë, janë të qëllimshme dhe mund të shkaktohen si rezultat i hakmarrjeve politike

Më shumë se 3000 mijë hektarë pyje janë djegur këtë vit në Maqedoni, ndërsa nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është raportuar për më shumë se 1000 zjarre. Vetëm muajin e kaluar tre persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë janë lënduar në një zjarr që kishte përfshi pyjet për rreth qytetit Strumicë të Maqedonisë. Mirëpo ndryshe nga shtetet tjera, të cilat gjithashtu nuk iu kanë shpëtuar zjarreve për shkak të temperaturat e larta tropikale që kanë përfshirë dy muajt e fundit Ballkanin Perëndimor,  në Maqedoni zjarret kanë marrë karakter politik. Madje dyshohet se për shkak të marrëdhënieve të tendosura ndëretnike, janë “piromanët” që kanë shkaktuar këto zjarre. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shaban Saliu i ka thënë TCH, se zjarret që kanë shpërthyer nëpër disa qytete të Maqedonisë, janë të qëllimshme dhe mund të shkaktohen si rezultat i hakmarrjeve politike. “Shumë nga zjarret janë shkaktuar nga faktori njeri. Kemi vënie të qëllimshme të zjarreve dhe ajo që po ndodh, bëhet për përfitim kundërligjor, siç është prerja e drunjve dhe mbledhja e një lloj kërpudhash e cila në treg ka çmim të lartë. Por ka edhe disa arsye tjera, bëhet fjalë për njerëz që shkaktojnë zjarre edhe për qërim të hesapeve politike”, ka thënë Saliu. Aktualisht, në Maqedoni, sipas tij, janë aktivë tyri zjarre, përfshirë edhe një zjarr në Parkun nacional “Jasen” afër Shkupit. “Problem më të madh për momentin përbën mali ‘Jasen’ ku po digjen pyje cilësore të mbjella me pisha edhe atë në hapësirë prej 60 hektarëve”, tha Salihu. Ndryshe, më herët është raportuar edhe për djegien e qindra hektarëve të pyjeve në zonat e Banuara me shqiptarë në karadaken e Kumanovës, por edhe në fshatrat shqiptare të Malësisë së Shkupit.

Reklamë

Autmjetet sot shpenzojnë shumë më pak karburante dhe për këtë arsye kanë rënë të ardhurat nga taksat e karburantit
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)
Më pak pensionistë invalidorë në Zvicër Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore (BSV) ka shpëtuar 120 milionë franga, duke identifikuar mashtruesit e fondit invalidor
Shëndeti (III)
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
CH-Kosovë
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 9 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 07:20

Prishtinë

Clear sky
  • 18 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 08:00

Cyrih

Scattered clouds
  • 9 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 07:20

Shkup

Clear sky
  • 19 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 08:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj