Zuppiger, në janar para gjyqit
Deputeti nacional i dorëhequr dhe ish kandidati për ministër në Qeverinë e Zvicrës do të ulet në bankën e zezë më 16 janar të vitit 2013. Siç ka kumtuar Prokuroria e Qarkut be Cyrihut, Zuppiger do të përgjigjet për përvetësim të padrejtë.
Ish deputeti bashkë me një ish punëtor të firmës së tij këshillëdhënëse Zuppiger&Partner AG, sipas padisë kanë përvetësuar një pasuri të trashëguar prej 240 mijë frangash që duhej ta trashëgonte një punëtore e firmës. Prokuroria kërkon për të dy të akuzuarit dënim me nga 13 muaj burg me kusht.
Në dhjetor të vitit 2011 gazeta javore “Weltwoche” pati publikuar njoftimin mbi parregullsitë e ndodhura në firmën e Zuppiger-it, që pati pasoja shkatërruese për karrierën politike të këtij të fundit.
Menjëherë pas publikimit të këtij skandali, ai u detyrua të tërhiqte kandidaturën për këshilltar federal (ministër). Më vonë Zuppiger ka hequr dorë edhe nga posti i kryetarit të Federatës së Tregtarëve të Zvicrës.
Ndërsa më 10 shtator të këtij viti, ai dha dorëheqje të menjëhershme nga detyra e deputetit nacional, që e kishte ushtruar prej 13 vitesh.
Moti
Bernë
- 3 °C
Sht, 25/05/2013 - 01:20
Prishtinë
- 14 °C
Sht, 25/05/2013 - 01:30
Cyrih
- 2 °C
Sht, 25/05/2013 - 01:20
Shkup
- 14 °C
Sht, 25/05/2013 - 01:30
