Zurich: Kuzhina gjigante, nën stacion të trenit
Udhëtarët që kalojnë në hollin e Stacionit Qendror në Cyrih nuk e dinë, por ata ecin mbi një kuzhinë gjigante. Në bodrum, një numër i madh i kuzhinierëve gatuajnë për mbarë lokalet e stacionit të trenit dhe për rrethinën.
Në vitet e 50-ta bufeja e stacionit të Cyrihut konsiderohej si një nga restorantet më të mira në Evropë, e klasit të parë, të dytë dhe të tretë. E themeluar në vitin 1923, biznesi familjar që ende vepron sot është bërë një restorant gjigant që punëson më shumë se një mijë veta.
Në kuzhinat e saj nëntokësore Candrian Catering gatuan çdo vit 18 ton makarona dhe 9 ton oriz, prodhon afro 520.000 suxhuk dhe përgatit 700.000 sanduiçe dhe pjek afro 100.000 ëmbëlsira.
Moti
Bernë
- 4 °C
Pre, 24/05/2013 - 23:50
Prishtinë
- 15 °C
Sht, 25/05/2013 - 00:30
Cyrih
- 4 °C
Pre, 24/05/2013 - 23:50
Shkup
- 13 °C
Sht, 25/05/2013 - 00:00
