E martë, 18 Qershor, 2013 - 23:43
Subscribe to Syndicate
download

Zvicër: Kontroll special për pasagjerët nga Kosova!

25.06.2012 - 12:23
Kompanitë ajrore nga Kosova, Emiratet Arabe, Tanzania dhe Kenia duhet t`ua dorëzojnë të dhënat e udhëtarëve autoriteteve zvicerane

Për të parandaluar imigrimin ilegal, nuk mjafton vetëm kontrolli i kufijve dhe i aeroporteve zvicerane.  Kështu kanë konstatuar autoritetet kompetente zvicerane, të cilat kanë pohuar se nga tetori i vitit të kaluar kontrollimi bëhet edhe në vendet e nisjes së imigrantëve potencialë ilegalë, që dmth. në aeroportet e vendeve “të dyshimta”.

Ndër këto vende është edhe Kosova!

Kompanitë ajrore që operojnë nga Prishtina, Dubai (Emiratet Arabe) Dar es Salam (Tanzani) dhe Nairobi (Kenia) janë të detyruara që Zyrës Federale për Migracion (BFM) t`ua dorëzojnë të dhënat e të gjithë pasagjerëve që udhëtojnë me aeroplanët e tyre.

Ndërkaq, duke filluar nga shtatori, në këtë rreth  aeroportesh të dyshimta do të hyjnë edhe ai i Moskës dhe i Stambollit, ka bërë të ditur për gazetën "NZZ am Sonntag" zëdhënësi i BFM-së Jürg Walpen.

“Me këto masa do të ndiohmohet përmirësimi i kontrollimit të kufijve dhe luftimi i migrimit ilegal”. BFM të dhënat që i merr nga kompanitë ua dorëzon autoriteteve të kontrollimit të kufijve. Këto të fundit pastaj kanë mundësinë që të shfrytëzojnë kohën e fluturimit të për t`i bërë kontrollimet e para.

Këto masa mundësojnë që në të ardhmen për çdo muaj në duart e mbikëqyrësve të kufijve të dorëzohen të dhënat personale të rreth 80 mijë pasagjerëve.Sipas gazetës, kohëve të fundit është shtuar dukshëm numri i të huajve që shfrytëzojnë rrugën ajrore për të hyrë ilegalisht në Zvicër.

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, gjatë vizitës zyrtare në Bernë të Zvicrës, është takuar me ministren Federale të Departamentit për Drejtësi dhe Polici, Simonetta Sommaruga.
Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon? Më 7 qershor 2013 në “folenë” e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut u mbajt konferenca ”Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon?
„Newcomb-Benford“, detektor i manipulimeve me vota Më shumë se kamerat, edhe në Shqipëri do të mund të ndihmonte ligji i Newcomb-Bernford-it.
albinfo.ch: Remzi Durmishi dhe Elez Badalli
Një konsullatë për shqiptarët e pjesës italiane të Zvicrës Kosovarët, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën italiane, thonë të jenë të diskriminuar nga institucionet e Kosovës, ngase vetëm në këtë pjesë mungon një përfaqësi që do të ofronte shërbime konsullore
Shëndeti (IX)
Çka është trauma, si ndodh dhe si manifestohet ajo 2. Co-Varësia situative me rastin e përkujdesjes së personave të traumatizuar
Yjet ndjehen krenarë për prejardhjen e tyre Para ndeshjes spektakolare, Yjet e futbollit kanë vizituar varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, memorialin e dëshmorëve në Drenicë, si dhe kanë bërë homazhe para përmendores së dëshmorit Zahir Pajaziti

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Clear sky
  • 22 °C
Reported on:
Mar, 18/06/2013 - 22:50

Prishtinë

Clear sky
  • 20 °C
Reported on:
Mar, 18/06/2013 - 23:30

Cyrih

Broken clouds
  • 22 °C
Reported on:
Mar, 18/06/2013 - 22:50

Shkup

Clear sky
  • 22 °C
Reported on:
Mar, 18/06/2013 - 23:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj