E premte, 24 Maj, 2013 - 14:14
Subscribe to Syndicate
download

Zviceranët do të hetojnë nëse Arafati ishte helmuar

24.08.2012 - 16:07

Një ekip në një laborator zviceran do të testojë mbetjet e liderit palestinez, Jaser Arafat, për të vërtetuar nëse për vdekjen e tij ishte shkaktar poloniumi.

Ishte dyshuar se për shkak të helmimit nga kjo substancë kishte vdekur lideri palestinez, Jaser Arafat, më 2004.

Hulumtuesit nga Instituti Radiologjik në spitalin universitar në Lausanne janë të gatshëm për të udhëtuar në Ramallah për të filluar testet në trupin e Arafatit.  

Ata kanë marrë ftesën në fillim të gushtit nga Autoriteti Palestinez.  

Megjithatë, ata kanë qenë duke pritur dritën e gjelbër nga e veja e Arafatit, Souha ve Arafatit, e cila konfirmoi testin të enjten.

Lajmin e ka konfirmuar për televizionin zviceran RTS avokati i saj, i cili tha se e veja e Arfatit qëndron prapa hetimit.

Në korrik, shkencëtarët, të cilët janë mandatuar nga rrjeti i lajmeve “Al Xhazira”, kishin bërë të ditur se kanë gjetur gjurmë të poloniumit në gjërat personale të Arafatit, të cilat i kishin marrë nga spitali ushtarak i Parisit, ku ai vdiq.

Mjekët francezë nuk kishin qenë në gjendje për të komfirmuar shkakun e vdekjes, pasi 75-vjeçari fituesi i çmimit Nobel ishte për trajtim mjekësor në Francë.

Poloniumit kalbet shpejt, kështu që ekipi hulumtues zviceran dëshiron të veprojë më shpejt në kryerjen e testeve mbi trupin e Arafatit. Ata premtojnë se do t’i kenë rezultatet deri në fund të vitit.

Lideri palestinez, Jaser Arafat, vdiq në moshën 75- vjeçare në një spital ushtarak afër Parisit, në nëntor të 2004-ës.

Reklamë

Reklamë

Një tjetër rekord fluturimi ka shënuar të enjten avioni zviceran „Solar Impulse“, i cili punon vetëm me energji diellore
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza të rrumbullakëta
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, light rain showers
  • 6 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 13:20

Prishtinë

Broken clouds
  • 19 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 13:30

Cyrih

Scattered clouds
  • 8 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 13:20

Shkup

Scattered clouds
  • 25 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 14:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj