E mërkurë, 19 Qershor, 2013 - 23:08
Subscribe to Syndicate
download

Zviceranët reagojnë ndaj spotit elektoral të Obamas



23.08.2012 - 18:29
Një spot elektoral i Barack Obamas, ku paraqitet Zvicra si parajsë tatimore, ka zemëruar zviceranët



Ambasada zvicerane në Washington ka reaguar ndaj kampit elektoral të presidentit Barack Obamas, të cilët po përdorin një spot elektoral kundër kandidatit republikan, Mitt Romneyn, ku paraqitet Zvicra si një parajsë tatimore.

Në video shihet një bjondinë zvicerane që jeton në botën e të pasurve, të kandidatit presidencial nga radhët e republikanëve Mitt Romneyn, miliaderit që ka llogari bankare në gjithë botën.

„Videoja jep përshtypjen se nëse keni një llogari bankare në Zvicër dyshoheni për evazion fiskal", thekson Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (EDA) në një reagim të publikuar nga mediat zvicerane. 

Në video elektorale shihet një bjonde me gërsheta që ndihmon Mitt Romneyn, kundërshtarin e Obamas në garën e Shtëpisë së Bardhë, për të fshehur paratë e tij në bankat zvicerane.

Në këtë mënyrë janë sulmuar republikanët nga demokratët, ngase Mitt Romneyn nuk ka deklaruar gjendjen financiare.

Në video shfaqet lista e vendeve ku Mitt Romney posedon llogari bankare.

Përveç Zvicrës, janë edhe Luksemburgu, Ishujt Kajman dhe Irlanda.

Në korrik, revista amerikane Vanity Fair zbuloi se Mitt Romney kishte një llogari bankare në Zvicër me tre milionë dollarë vetëm në bazë të detyrimeve tatimore.

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Diversité
Integrimi: A është feja pengesë ? Emisioni «Diversité» i kësaj jave i kushtohet temës së fesë dhe të integrimit në Zvicër.
Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon? Më 7 qershor 2013 në “folenë” e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut u mbajt konferenca ”Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon?
„Newcomb-Benford“, detektor i manipulimeve me vota Më shumë se kamerat, edhe në Shqipëri do të mund të ndihmonte ligji i Newcomb-Bernford-it.
albinfo.ch: Remzi Durmishi und Elez Badalli
Një konsullatë për shqiptarët e pjesës italiane të Zvicrës Kosovarët, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën italiane, thonë të jenë të diskriminuar nga institucionet e Kosovës, ngase vetëm në këtë pjesë mungon një përfaqësi që do të ofronte shërbime konsullore
Shëndeti (IX)
Çka është trauma, si ndodh dhe si manifestohet ajo 2. Co-Varësia situative me rastin e përkujdesjes së personave të traumatizuar

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 24 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 22:20

Prishtinë

Clear sky
  • 24 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 22:30

Cyrih

Clear sky
  • 23 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 22:20

Shkup

Clear sky
  • 25 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 22:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj