E mërkurë, 22 Maj, 2013 - 03:19
Subscribe to Syndicate
download

Zvicrës i mungojnë mjekët

18.08.2012 - 11:35

Në Zvicër për çdo vit diplomojnë 800 mjekë. Por, vendi ka nevojë për më shumë se 1200 mjekë, thotë  Carlo Conti, kryetar i Konferencës së Shëndetit Publik (GDK). Për të arritur këtë qëllim ai kishte sjellë të gjitha palët në një tryezë, në të cilën është rekomanduar rritja e numrit të vendeve për studentët në Universitetin e Cyrihut, të Bernës, Baselit, Lausannes dhe në Gjenevë.

Në këtë rritje duhet të përfshihet edhe puna praktike në klinikat e universitetit, po ashtu edhe në qendrat dhe spitalet rajonale. Kantonet dhe universitetet duhet të përmirësojnë sidomos trajnimin praktik dhe universitar të mjekëve familjarë. Por për pyetjen se për çfarë kosto mund të bëhet fjalë nuk ka ndonjë përgjigje kryetari i Konferencës së Shëndetit Publik (GDK). Ai tha se edhe Qeveria në Bernë megjithatë duhet të marrë pjesë në të.

Një memorandum që vjen si Masterplan për të luftuar mungesën e mjekëve familjarë në Zvicër, të iniciuar nga kryetari i GDK-së, Carlo Conti, e kanë firmosur këshilltarja e Freiburgut, Isabelle Chassot (CVP), njëherësh edhe kryetare e Konferencës së Drejtorëve kantonalë, Këshilltari nga Baseli, Christoph Eymann (LDP), njëherësh edhe kryetar i Konferencës zvicerane të Universitetit dhe nga Antonio Loprieno, rektor i Universitetit të Bazelit dhe kryetar i Konferencës së Rektorëve të universiteteve zvicerane.

Nënshkruesit e këtij dokumenti synojnë rritjen e numrit të mjekëve familjarë. Kjo nënkupton se më shumë duhet të shkollohen mjekë zviceranë. Viteve të fundit përqindja e mjekëve që vijnë jashtë vendit është rritur jo vetëm në spitale, por edhe nëpër klinika. Nga më shumë se 1.000 mjekë që kanë kërkuar këtë vit leje pune, më shumë se 40 për qind prej tyre vijnë nga vendet e BE-së.

Reklamë

Reklamë

Pas saj vjen kompania Google, e cila vlen 146 miliardë dollarë , IBM (112.5 miliardë), McDonald (90.3), Coca-Cola (78.4) etj.
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Overcast
  • 9 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 02:20

Prishtinë

Scattered clouds
  • 15 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 02:30

Cyrih

Broken clouds
  • 10 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 01:50

Shkup

Broken clouds
  • 14 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 02:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj