E hënë, 27 Maj, 2013 - 04:58
Subscribe to Syndicate
download

2500 € të kthimit vullnetar joshin azilkërkuesit e Ballkanit

14.10.2012 - 09:39
Më se 50 % është rritur numri i shtetasve të Maqedonisë që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së

Ndihma financiare, të cilën e ofrojnë vendet e BE-së, si Gjermania, për azilkërkuesit dhe e cila për një familje me katër fëmijë është më shumë se 2.500 euro, është arsyeja e rritjes së numrit të kërkesave për azil nga qytetarët e Maqedonisë dhe të Serbisë, shkruan gazeta gjermane "Focus".Më se pesëdhjetë për qind është rritur numri i shtetasve të Maqedonisë, të cilët në tetë muajt e parë të këtij viti kanë bërë përpjekje për të kërkuar azil në vendet e Bashkimin Evropian, thonë statistikat në "Eurostat".Dy vjet pas heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, në dhjetor të vitit 2009, mijëra njerëz, shumica nga Serbia, kërkuan azil në BE, kryesisht në Suedi, Belgjikë dhe Gjermani.Kur flasim për qytetarët e Maqedonisë, nga janari deri në gusht janë regjistruar 440 persona që kanë kërkuar azil për shkaqe të ndryshme, por numri u rrit në 1085. Rritja më e madhe në numër është parë në Gjermani. Nga 235 persona, numri u rrit deri në 1015. Analiza tregon se vendi më atraktiv pas Gjermanisë për të kërkuar azil nga qytetarët e Maqedonisë është Franca. Në këtë vend në muajin janar janë regjistruar saktësisht 35 azilkërkues, në gusht numri i tyre u rrit në 140 persona. Në listën e vendeve tërheqëse për kërkuesit e azilit është edhe Suedia, ku aktualisht ka 60 azilkërkues. Shembull pozitiv në reduktimin e numrit të azilkërkuesve nga Maqedonia gjykuar në statistikat e "Eurostat”-it janë Luksemburgu dhe Belgjika, ku nga një total prej 135 azilkërkuesve, kanë mbetur vetëm pesëdhjetë.Për shkak të fluksit të madh të azilkërkuesve në shtetet anëtare të BE-së, Brukseli ka paralajmëruar Beogradin, Podgoricën dhe Shkupin se e ardhmja e udhëtimit pa viza në zonën Shengen është vënë në pikëpyetje, edhe pse dihet se procedurat për ta bërë këtë marrin kohë dhe janë të komplikuara.Gazeta gjermane "Fokus" raporton se ndihma financiare prej 2500 eurosh motivon azilkërkuesit nga vendet e ndryshme që të kërkojnë azil në Gjermani dhe vende të tjera evropiane. Bëhet fjalë kryesisht për popullsi rome nga Maqedonia, Mal i Zi dhe Serbia.“Fokus” njoftoi se ka bërë të ditur që shumë azilkërkues duan azil në Gjermani vetëm pse për kthimin vullnetar kompenzohen për koston e rrugës, përfshirë edhe ndihmat financiare për një familje me katër fëmijë që është më shumë se 2.500 euro. Vitin e kaluar, sipas "Focus"-it nga Gjermania janë kthyer vullnetarisht 3107 të huaj, për të cilët shteti ka paguar rreth 3.8 milionë euro.

Reklamë

Reklamë

Politikanë të ndryshëm druajnë se një lehtësim i tillë i marrjes së pasaportës zvicerane do të nxiste të ashtuquajturin “turizëm të shtatzënësisë”, fenomen tashmë i pranishëm në SHBA
Bajerni fitoi titullin e kampionit Futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri kësaj here ndeshjen e ka shikuar nga banka e rezervistëve ndërsa në fund ka parakaluar në fushë me flamurin kosovar dhe atë zviceran
Kosovari me familje dëbohet nga Zvicra, shkak: martesa e rrejshme Gjykata Federale: Pasi kishte lidhur martesë fiktive dhe leja e tij e qëndrimit ishte bërë me mashtrim, ai bashkë me gruan dhe fëmijët duhet të lëshojë Zvicrën
Aksion i përbashkët: Ta pastrojmë Kosovën! Aksioni “ta pastrojmë Kosovën” është pjesë e lëvizjes globale "Ta pastrojmë Botën’, që organizon aktivitete të ngjashme çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit, 24 maj, që nga viti 2008.
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 4 °C
Reported on:
Hën, 27/05/2013 - 03:50

Prishtinë

Few clouds
  • 6 °C
Reported on:
Hën, 27/05/2013 - 04:30

Cyrih

Broken clouds, light rain
  • 7 °C
Reported on:
Hën, 27/05/2013 - 04:18

Shkup

Few clouds
  • 5 °C
Reported on:
Hën, 27/05/2013 - 02:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj