E mërkurë, 22 Maj, 2013 - 16:07
Subscribe to Syndicate
download

Agani, i gatshëm për bashkëpunim me Kuvendin Shqiptar

28.08.2012 - 17:25
Agani u shpreh se me formimin e Kuvendit, është krijuar një mundësi që komuniteti shqiptar në Zvicër të përfaqësohet në mënyrë të drejtë

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës dhe Ministria e Shëndetësisë e Kosovës kanë mjaft hapësirë dhe potencial bashkëpunimi mes vete. Një konstatim i tillë del nga një komunikatë për medie, e dërguar nga Kuvendi, lidhur me takimin që ka pasur me ministrin e Shëndetësisë, Ferid Aganin.

Takimi është zhvilluar më 25 gusht 2012, në lokalet e Ambasadës së Kosovës, me  ç`rast një delegacion të kuvendit e ka kryesuar kryetari i tij, Jeton Kryeziu.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e Kuvendit shprehë falënderimet për iniciativën e marrë nga ministri Agani, për tu takuar me këtë subjekt, thuhet më tutje në komunikatë.

“Kuvendi konsideron se kjo iniciativë është një hap me rëndësi të veçantë, si tregues për interesimin e institucioneve të Kosovës, për qytetarët e saj që jetojnë në Zvicër. Ministri Agani theksoi rëndësinë e një organizimi të tillë dhe njëherësh vlerësoi shumë punën e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës. Ai u shpreh se me formimin e Kuvendit, është krijuar një mundësi, që komuniteti shqiptar në Zvicër të përfaqësohet në mënyrë të drejtë.

Kuvendi i shpjegoi delegacionit të kryesuar nga ministri Agani, rëndësinë dhe peshën që ka marrë Kuvendi në shtetin e Zvicrës, i cili respektohet dhe perceptohet ngaorganet shtetërore zvicerane, si subjekt i vetëm i tillë i komunitetit shqiptar në Zvicër. “Ky respekt dhe perceptim, mjerisht, ka munguar deri më tani ngaana e autoriteteve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Në këtë takim, Kuvendi paraqiti ide konkrete, se ku mund të ketë bashkëpunim  me institucionet e Kosovës.  Ndër të tjera ai propozoi që Ministria e Shëndetësisë e Kosovës të përpilojë një studim në lidhje me sëmundjet që mund të trajtohen në Kosovë dhe ato të cilat nuk mund të trajtohen. Mbi bazën e këtij studimi të krijohen mundësi për të ndihmuar bashkatdhetarët tanë, të cilët nuk kanë leje qëndrimi të përhershëm në Zvicër. Qëllimi i këtij projekti është që ata persona të qëndrojnë në Zvicër për tu trajtuar dhe pastaj, pas trajtimit mjekësor, kthimi të ndodhë sipas normave përkatëse.

Në komunikatë theksohet gjithashtu se Kuvendi kërkoi nga Ministria e Kosovës që të mundësohet një bashkëpunim ndërmjet shërbimeve shëndetësore të Kosovës dhe kompanive të sigurimeve në Zvicër. Përmes një marrëveshjeje të tillë institucionale, bashkatdhetarët tanë në Zvicër do të kurseheshin nga problemet me pagesa pas ndonjë trajtimi mjekësor gjatë qëndrimit në Kosovë.

Kuvendi po ashtu i propozoi ministrit Agani bashkëpunim me një klinikë me reputacion të madh në Lozanë, e cila ka shprehur gatishmërinë e saj në këtë drejtim.

Mysafiri i lartë nga Prishtina u shpreh shumë i gatshëm për një bashkëpunim të tillë. Ai ka marrë në konsideratë të gjitha kërkesat, por edhe vullnetin etreguar nga Kuvendi për një bashkëpunim sa më të frytshëm në mes veti, thuhet veç  tjerash në një komunikatë të dërguar nga Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës.

Reklamë

Reklamë

“Se gabimet me pasoja vdekjeprurëse në këtë segment janë të paraprogramuara, nuk duhet të habitet askush", thotë organizata "Reform 91" duke iu referuar vrasjes së 19 vjeçares Marie, të kryer ditë më parë nga një i ish i dënuar për vrasje dhe dhunim
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Overcast
  • 11 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 15:20

Prishtinë

Broken clouds
  • 23 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 15:30

Cyrih

Broken clouds, light rain showers
  • 10 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 15:20

Shkup

Broken clouds
  • 26 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 15:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj