E mërkurë, 19 Qershor, 2013 - 03:05
Subscribe to Syndicate
download

Benon Pjetrit i mohohet përfundimisht shtetësia zvicerane

29.06.2012 - 15:55
Me këtë vendim, Gjykata Federale për herë të parë merret në mënyrë të materiale me arsyet e refuzimit të një rasti të natyralizimit

Shkodrani Benon Pjetri ka pothuaj 20 vjet që bashkë me të ëmën dhe vëllanë jeton në Zvicër. Por, me gjithë se ka provuar prej vitesh të merrte shtetësinë zvicerane, kjo i refuzohej në vazhdimësi.

Tri herë ka bërë kërkesë për natyralizim shqiptari 39 vjeçar i lidhur për karrocën e invalidëve dhe të tri herët komuna ku jeton, Oberriet e St. Gallenit, ia ka hedhur poshtë kërkesën. Në fund çështja ka kaluar në kompetencën e Gjykatës Federale, e cila po ashtu, dhe përfumdimisht, ka hedhur poshtë kërkesën e Benonit.

I mbetur invalid qysh si foshnjë 6 muajsh, Benon Pjetri bashkë me nënën dhe vëllanë ka ardhur në Zvicër kur ka pasur 20 vjet. Prej atëherë ai jeton këtu me të ëmën dhe familjen e vëllait.

Historia e Benonit është interesante edhe për një fakt. Përderisa këshilli komunal për natyralizim ia njihte atij të drejtën për të pasur pasaportën zvicerane, asambleja komunale ia mohonte. Asambleja është një relikt i demokracisë së drejtpërdrejtë, që përbëhet nga të gjithë qytetarët me të drejtë vote. Ajo, në disa kantone dhe komuna vazhdon të ketë fjalën kryesore në lidhje me natyralizimin. Dhe Benoni me familjen ka pasur fatin jo të mirë që ka qëlluar pikërisht në një komunë të tillë...

Një ankesë në Gjykatën Kantonale të St. Gallenit nuk i solli asgjë Benonit. “Mohimi i pasaportës zvicerane nuk është akt diskriminimi”, ishte qëndrimi i kësaj gjykate. Veç kësaj, gjykata e ngarkonte Pjetrin për pasivitet, mungesë pjesëmarrjeje aktive në jetën shoqërore të komunës, në shoqata etj. Po ashtu ai, përkundër njohjes së mirë të gjermanishtes dhe kualifikimit për informatikë, nuk bënte përpjekje për punësim.

Por, në ankesën e bërë në Gjykatën Federale, si shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër, Benon Pjetri kishte shkruar se fakti që nuk i jepej shtetësia vetëm nga shkaku i paaftësisë së tij fizike për të punuar, është vetvetiu diskrimnues. Ndërsa gjykata, ndonëse e pranon se për invalidët është më e vështirë, shprehet se as për ata nuk është e pamundur të gjejnë punë dhe të angazhohen në jetën shoqërore. 

Duke marrë këtë vendim, Gjykata Federale për herë të parë prej ekzistimit të saj merret në mënyrë të materiale me bazat dhe arsyet e refuzimit të një rasti të natyralizimit. Deri më tash kjo instancë vetëm ka mundur të shqyrtojë plotësimin e kritereve formale në rastet e tilla. Me këtë veprim, Gjykata Federale ka ndërmarrë hapin që pritej prej saj: të shndërrohet në një instancë superiore që trajton natyralizimin, shkruan “Thurgauer Zeitung”.

Ngjashëm me Benonin, edhe nënës së tij, Françeskinës 58 vjeçare i ishte hedhur poshtë disa herë kërkesa për shtetësinë zvicerane. Por në fund, vitin e kaluar, asaj i ishte njohur kjo e drejtë nga Gjykata Administrative e kantonit të St. Gallenit. Një ankesë që kishte bërë komuna Oberriet ishte hedhur poshtë nga Gjykata Federale. 

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Informationsclip für Balkanstaaten BFM (Albanisch)
Në vitin 2012, 4245 persona nga Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Mali zi, Bosnjë - Hercegovina dhe Kosova kanë kërkuar azil në Zvicër. Vetëm 11 prej tyre kanë marrë azil
Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon? Më 7 qershor 2013 në “folenë” e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut u mbajt konferenca ”Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon?
„Newcomb-Benford“, detektor i manipulimeve me vota Më shumë se kamerat, edhe në Shqipëri do të mund të ndihmonte ligji i Newcomb-Bernford-it.
albinfo.ch: Remzi Durmishi dhe Elez Badalli
Një konsullatë për shqiptarët e pjesës italiane të Zvicrës Kosovarët, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën italiane, thonë të jenë të diskriminuar nga institucionet e Kosovës, ngase vetëm në këtë pjesë mungon një përfaqësi që do të ofronte shërbime konsullore
Shëndeti (IX)
Çka është trauma, si ndodh dhe si manifestohet ajo 2. Co-Varësia situative me rastin e përkujdesjes së personave të traumatizuar
Yjet ndjehen krenarë për prejardhjen e tyre Para ndeshjes spektakolare, Yjet e futbollit kanë vizituar varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, memorialin e dëshmorëve në Drenicë, si dhe kanë bërë homazhe para përmendores së dëshmorit Zahir Pajaziti

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Clear sky
  • 18 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 02:20

Prishtinë

Clear sky
  • 17 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 02:30

Cyrih

Clear sky
  • 17 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 01:50

Shkup

Clear sky
  • 18 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 03:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj