E djelë, 19 Maj, 2013 - 22:38
Subscribe to Syndicate
download

Cyrih: Bizneset shqiptare ndihmojnë aftësimin e të rinjve

25.10.2012 - 08:45
Mauch sagte den albanischen Unternehmern, die Stadt Zürich wolle zusammen mit der Stiftung Berufslehrverbund Jugendlichen helfen, die Schwierigkeiten bei der Lehrstellensuche haben.

14 milionë të rinj në Evropë nuk kanë të kryer shkollim profesional, e as ndonjë zanat, që vendeve të BE-së u kushtojnë jo më pak se 136 miliardë euro.

Në Cyrih, sipas statistikave të “Berufslehr-Verbund“ BVZ janë rreth 700 të rinj që duan zanat, por e kanë të vështirë për ta gjetur. Si numër ndoshta nuk është i madh, por mund të jetë një armatë e të papunëve që bredhin rrugëve jo me fajin e tyre, por që kanë mbetur pa ndonjë zanat të përfunduar.

Një projekt që e ka lansuar zyrtarisht të mërkurën qyteti i Cyrihut ofron një zgjidhje për këtë armatë të të rinjve, 90 për qind prej të cilëve janë me prejardhje të huaj. 

Numri një i qytetit,  Corine Mauch, për t’i njoftuar nga afër me projektin e quajtur „Të shkollohemi së bashku“ ka takuar në zyrat e qytetit (Stathaus) në një takim informativ afaristët shqiptarë të Cyrihut.

Zonja Mauch u ka thënë biznesmenëve shqiptarë se qyteti i Cyrihut në bashkëpunim me “Berufslehr-Verbund“ BVZ ka vendosur t’i ndihmojë të rinjtë që kanë vështirësi pë të gjetur një zanat.
Mauch ka kërkuar ndihmën e bizneseve shqiptare për t’iu mundësuar trajnimin praktik të rinjve në veprimtarinë të cilën ata e ushtrojnë.

„Qëllimi është që firmat e vogla të mundësojnë përgatitjen praktike të të rinjve. Projektin financiarisht e ndihmon qyteti i Cyrihut. Me këtë rast ju do të kontribuoni në përmirësimin e jetës së tyre“, tha Corin Mauch.

Projektin e ka mbështetur edhe Konsullata e Kosovës në Cyrih. Në lansimin e projektit ishte i pranishëm edhe konsulli kosovar, Sali Sefaj.
Ai duke falënderuar autoritetet zvicerane për ndihmën që po ofrojnë për kosovarët, tha se do ndihmojë në implementimin e këtij projekti.

„Duhet të përpiqemi që të gjithë së bashku të përfitojmë nga ky projekt, e në veçanti të rinjtë. Nuk kemi kohë për të humbur. Koha është shumë me rëndësi, derisa të rinjtë të mos devijojnë rrugëve të këqija“, tha konsulli Sali Sefaj.

Për ta çuar projektin përpara diplomati kosovar ka propozuar edhe një takim tjetër në konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih me bizneset shqiptare. 

Francesko Genoa, zëvendëspresident i „Ausländerbeirat“, ka thënë se pilotprojekti i iniciuar dhe i mbështetur nga qyteti i Cyrihit ka funksionuar mirë dhe ka dhënë rezultate.

„Ne si afaristë duhet t’u japim një shans të rinjve. Nuk janë vetëm të huajt, por edhe zviceranët kanë vështirësi për të gjetur një zanat. Ne si afaristë me prejardhje të huaj kemi potencial dhe shumica prej nesh kanë mundësi të ndryshojnë këtë gjendje që të rinjtë tanë të kenë përgatitjen e nevojshme profesionale“, tha Genoa.

Barrën për përgatitjen profesionale do ta bartë Stiftung Berufslehrverbund Cyrih, ndërsa pjesa praktike u mbetet firmave shqiptare. 
7 nxënës të shkolluar në „Berufslehrverbund“, sipas Manfred Fasel, kanë qenë më të mirët në kantonin e Cyrihut.

Fasel u ka bërë thirrje afaristëve shqiptarë që të hapin dyert për të rinjtë që kanë mbetur pa zanat dhe t’i mbajnë deri në përfundimin e shkollimit të tyre që zgjat deri 3 deri 4 vjet.
Firmat shqiptare janë të obliguara vetëm pjesërisht të financojnë angazhimin e të rinjve, ndërsa pjesën tjetër e financon qyteti i Cyrihut.

Sipas Fasel, 93 për qind e nxënësve që kanë kryer shkollimin profesional në BVZ ka gjetur punë.

 Një pilotprojekt, ku ishin përfshirë 11 ndërmarrje biznesore, prej tyre 2 shqiptare, kishte rezultuar të jetë i suksesshëm.

Arbër Berisha, 20 vjeç dhe Arbnora Salihu, 15 vjeçe, kishin përfituar paraprakisht nga pilotprojekti i Qytetit të Cyrihut.

Dy të rinjtë shqiptarë janë shprehur të kënaqur se më në fund kanë gjetur profesionin e tyre, pas shumë vështirësive që kishin passur dei tash për gjetjen e një zanati në Cyrih.

Firma për sigurime Godeni Verischerungen GmbH në Cyrih kishte pranuar të jetë pjesë e pilotprojektit duke kontribuar në përgatitjen profesionale të dy të rinjve shqiptarë.

Isa Osmanaj, shef i Godeni Vericherungen GmbH, e ka vlerësuar si të dobishëm një projekt të iniciuar nga Qyteti i Cyrihut, sidomos për të rinjtë shqiptarë.
Ai është shprehur i gatshëm të ndihmojë të rinjtë shqiptarë, ngase kryesisht në biznesin e tij ka më shumë klientë shqiptarë. 

„Po, të rinjtë kanë vështirësi me gjetjen e një zanati. Ata deri në 100 aplikacione duhet t’i dërgojnë për punë praktike (lehre shtelle) dhe nuk ia arrijnë qëllimin. Edhe qyteti i Cyrihut e ka parë që shqiptarët kanë krijuar shumë firma dhe kanë përparuar me bizneset e tyre“, tha Osmanaj.

Edhe Arsim Hyseni nga firma „ENB“ tha të jetë projekti një shans i mirë për të rinjtë që kanë mbetur rrugëve pa ndonjë zanat të caktuar

Nga ana tjetër, Gëzim Kosumaj nga firma tjetër shqiptare Kulla Group tha për albinfo.ch se është një ide e mirë ngase barra për shkollimin e të rinjve i mbetet BVZ-së, ndërsa vetëm pëgatitja praktike mbetet përgjegjësi e bizneseve. 

Për realizimin e këtij projekti përgjegjës për pjesën administrative do të jetë qyteti i Cyrihut, ndërsa për aftësimin praktik është ngarkuar „Berufslehr-Verbund“ në Cyrih.

Një nismë e tillë është iniciuar nga Departamenti për të huajt „Ausländerbeirat“, të cilin e përbëjnë 23 anëtarë, ku përfaqësohen komunitetet shumicë në Kantonin e Cyrihut. 

Konkretisht, një nismë të tillë e kishin iniciuar Francesco Genova dhe Smajl Tahiri, anëtarë të „Ausländerbeirat“.

Ky i fundit tha se implementimi i projektit tashmë ka filluar. 
„Po presim nënshkrimin e kontratave me firmat shqiptare që nxënësit e interesuar të fillojnë zanatin vitin e ardhshëm“, tha Smajl Tahiraj.

 

Fotogaleri

 

Reklamë

"Kemi pasur edhe arrestime të mërgimtarëve në të kaluarën, me akuza nga më të ndryshmet, por në veçanti kemi pasur radhë të gjata në pikat kufitare të Serbisë në lidhje me Kosovën"
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)
Më pak pensionistë invalidorë në Zvicër Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore (BSV) ka shpëtuar 120 milionë franga, duke identifikuar mashtruesit e fondit invalidor
Shëndeti (III)
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
CH-Kosovë
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, light rain
  • 11 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 21:50

Prishtinë

Clear sky
  • 22 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 22:00

Cyrih

Scattered clouds
  • 10 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 21:50

Shkup

Clear sky
  • 19 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 22:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj