E mërkurë, 22 Maj, 2013 - 21:22
Subscribe to Syndicate
download

Dialogu, kusht për integrim në ambientin e punës

30.10.2012 - 15:15

“Dialogu i integrimit dhe bota e punës” është titulluar aktiviteti shumëplanësh që është zhvilluar sot në Bernë, me nikoqir Konferencën trepalëshe të Aglomeracionit (TAK) që përfaqëson tre partnerët socialë: punëdhënësit, punëmarrësit dhe shtetin. E gjithë kjo veprimtari është përqendruar në problemet dhe të arriturat e integrimit të të huajve përmes ambientit të punës.

Përfaqësues të të gjitha niveleve të institucioneve shtetërore dhe të shumë segmenteve të shoqërisë  duke filluar nga Qeveria Federale, e përfaqësuar nga ministrja e drejtësisë Simonetta Sommaruga e më tutje, kanë marrë pjesë në takimin dialogues që ka promovuar nevojën për qasje më proaktive ndaj integrimit.

Pos ministres Sommaruga, nga institucionet federale ka marrë pjesë edhe drejtori i Zyrës federale për Migracion, Mario Gattiker, Blaise Roulet, zëvendësdrejtor i zyrës federale për Arsim Profesional dhe teknologji, etj.

Kryetari i qeverisë së qytetit-kanton Baseldtadt, Guy Morin dhe kryetar i TAK ka qenë këtu edhe në cilësinë e nikoqirit.

Ajo që ka dalë si konkluzë nga ky bashkëbisedim u është adresuar gazetarëve në një konferencë për shtyp.

Ministrja federale Simonetta Sommaruga, duke raportuar nga takimi i rëndësishëm ka thënë se ndër rezultatat e e kësaj mbledhjeje ka qenë pajtimi për të shtuar kërkesat në drejtim më të mirë të popullatës së huaj. “Integrimi është proces dypalësh, kështu që duhen sfiduar si të huajt ashtu edhe vendësit për të bërë punën e tyre. Mësimi i gjuhës është kushti kryesor të cilin duhen plotësuar të huajt në shoqërinë e re”, ka thënë veç tjerash Sommaruga.

Ndëresa Guy Morin, ka thënë se Zvicra nuk mund të funksionojë pa të huajt në shumë segmente të jetës.

Referuesit tjerë kanë trajtuar aspekte të ndryshme të jetës që lidhen me praninë e të huajve në Zvicër dhe me integrimin e tyre në këtë vend.

Reklamë

Reklamë

Autoritetet gjermane për migracion ka bërë të ditur se në muajin prill për 60 për qind është rritur numri i aplikuesve për azil nga Maqedonia
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 9 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 20:50

Prishtinë

Broken clouds, light rain
  • 16 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 20:30

Cyrih

Broken clouds
  • 9 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 20:50

Shkup

Overcast, light rain
  • 19 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 20:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj