E mërkurë, 19 Qershor, 2013 - 19:18
Subscribe to Syndicate
download

Dy shqiptarë dhe një zviceran marrin çmimin "Prix Courage" për guxim

07.09.2012 - 02:34
Në mesin e kandidatëve për këtë çmim ka qenë edhe Hysen Tahiri i cili kishte shpëtuar një grua duke e nxjerrë nga automobili që po digjej

Dy të rinj shqiptarë dhe shoku i tyre zviceran janë fitues të çmimit "Prix Courage", më të lartit që ndahet në Zvicër për guxim qytetar dhe humanitet. Çmimi, të cilin e ndan revista "Beobachter, është dorëzuar mbrëmë, për të 15 herë me radhë, në një solemnitet të mbajtur në Bernë.

© Beobachter.ch

Tre tinejxherët: Shqiprim Olluri dhe Dines Xhaferi nga fshati Badasingen i Thurgaut dhe Ramon Amrhein nga Pfäfikoni i Cyrihut, kanë fituar çmimin e lartë për guximin dhe vetëmohimin e treguar duke i shpëtuar jetën një babai 46 vjeçar të dy fëmijëve, i cili po mbytej në ujët e lumit Rajna në Diesenhofen.

Çmimet i ka ndarë deputetja e SP-së në Dhomën e kantoneve të Parlamentit të Zvicrës, dhe ish kryetare e parlamentit, Pascale Bruderer.

"Ndërkohë që të tjerët bënin sehir dhe nuk ndërmerrnin asgjë, Shqiprimi, Ramoni dhe Dinesi vepruan për të shpëtuar një jetë njeriu. Këta tre të rinj kanë merituar çmimin "Prix Courage". Ata i japin një fytyrë rinisë së përgjegjshme dhe të gatshme për ndihmë. Një fytyrë që dallon aq shumë për të mirë, në krahasim me kryetitujt negativë, që tepër shpesh u kushtohen të rinjve" ka thënë Bruderer në cilësinë e kryetares së jurisë.

Tre të rinjtë, bashkë me çmimin fitojnë 25 mijë franga. Ndërsa çmimi i publikut në këtë solemnitet i është ndarë 95 vjeçarit Rolf Sigg, i cili 30 vjet më parë kishte themeluar organizatën "Exit". Ky çmim ka vlerën 10 mijë franga.

© Beobachter.ch: Kandidati për çmimin "Prix Courage", Hysen Tahiri

Në mesin e kandidatëve në rrethin e ngushtë për çmimin "Prix Courage" ka qenë edhe shqiptari tjetër, taksisti nga Biel-Bienne Hysen Tahiri. Ai kishte shpëtuar një grua duke e nxjerrë nga automobili që po digjej në autostradë.

Dinesi e Shqiprimi 15 vjeçarë dhe Ramon 16 vjeç, ishin takuar në një paradite të nxehtë të gushtit të vitit 2011 për të kërcyer nga ura 8 metra e lartë mbi Rajnë, që bashkon Diesenhofenin e Zvicrës me Gailingenin gjerman. Pasi kishin dëgjuan një klithje nga lumi, ata kishin parë një notues, të cilin, e kishte kapur paniku nga një ngërç që kishte përjetuar.

Pa pritur asnjë sekondë, Ramon dhe Dines kërcejnë menjëherë në ujërat e lumit për të ndihmuar njeriun që po mbytej. Ata dy së bashku ia dolën që ta tërheqin rreth 20 metra drejt bregut, kundër rrjedhës së lumit, gjermanin 46 vjeçar. Në breg ata i priste Shqiprim Olluri i cili ndërkohë kishte alarmuar shpëtimtarët për ta nxjerrë të shpëtuarin në breg.

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Informationsclip für Balkanstaaten BFM (Albanisch)
Në vitin 2012, 4245 persona nga Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Mali zi, Bosnjë - Hercegovina dhe Kosova kanë kërkuar azil në Zvicër. Vetëm 11 prej tyre kanë marrë azil
Diversité
Integrimi: A është feja pengesë ? Emisioni «Diversité» i kësaj jave i kushtohet temës së fesë dhe të integrimit në Zvicër.
Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon? Më 7 qershor 2013 në “folenë” e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut u mbajt konferenca ”Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon?
„Newcomb-Benford“, detektor i manipulimeve me vota Më shumë se kamerat, edhe në Shqipëri do të mund të ndihmonte ligji i Newcomb-Bernford-it.
albinfo.ch: Remzi Durmishi und Elez Badalli
Një konsullatë për shqiptarët e pjesës italiane të Zvicrës Kosovarët, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën italiane, thonë të jenë të diskriminuar nga institucionet e Kosovës, ngase vetëm në këtë pjesë mungon një përfaqësi që do të ofronte shërbime konsullore
Shëndeti (IX)
Çka është trauma, si ndodh dhe si manifestohet ajo 2. Co-Varësia situative me rastin e përkujdesjes së personave të traumatizuar

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Clear sky
  • 32 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 18:20

Prishtinë

Scattered clouds
  • 30 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 18:30

Cyrih

Clear sky
  • 32 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 18:20

Shkup

Clear sky
  • 35 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 18:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj