E premte, 24 Maj, 2013 - 09:44
Subscribe to Syndicate
download

Evangjelistët në mision tek azilkërkuesit

20.10.2012 - 10:30
Myslimanët shpresojnë të shtojnë gjasat e mbetjes në Zvicër përmes konvertimit në të krishterë

Grupet e lira kishtare - evangjeliste po i intensifikojnë kontaktet me myslimanët në Zvicër për t'i kthyer ata në të krishterë. Posaçërisht të frytshme janë këto përpjekje tek azilkërkuesit, të cilët shpresojnë në lejeqëndrim dhe për këtë arsye janë në gjendje të pranojnë çfarëdo përkrahje. Nga kjo gjendje janë duke përfituar disa organizata. Kështu, bashkësia punuese "Liria religjioze" ka hapur në korrik të vitit 2012 një këshillimore për azilkërkuesit e gatshëm të konvertojnë në të krishterë apo tashmë të konvertuar.

Të konvertuarit këshillohen në aspektin juridik dhe administrativ si dhe ju mundësohen kontakte me mediumet, administratën dhe me politikën. Por, megjithatë, kjo ndihmë nuk është edhe plotësisht joburokratike: kërkuesit duhet së pari ta vërtetojnë përkatësinë e tyre të krishterë. Në raste të dyshimta ndriçohet  kjo përkatësi përmes organizatave partnere që veprojnë në vendet e prejardhjes. Interesimi është i madh aq sa vetëm pas katër muajsh të fillimit të punës mendohet në zgjerim të kapaciteteve, thote Linus Pfister, drejtues i këshillimores. 

Kritikë nga kishat e vendit

Ngjashëm vepron edhe shoqata "Aseba" e Daniel Zingg,  e specializuar për përhapjen e përmbajtjeve të Biblës. Zingg poashtu i përkrah personat në procedurë azili pasi të jetë bindur në biseda personale se besimi i ri është "i njëmendtë". Kishat e vendit e kritikojnë këtë mënyrë veprimi. Ndihma e krishterë nuk guxon të kushtëzohet. Veç kësaj, kjo praktikë nxit motive oportuniste për kalim në besimin e krishterë.

Meqenëse ekziston rreziku i përdorimit të religjionit si pretekst për rritjen e shanceve në procedurën e azilit, Enti Federal për Migracion i trajton rastet e tilla veçanërisht me kujdes. Rastet e konvertimit në të krishterë pas hyrjes në Zvicër  të azilkërkuesve, Enti Federal për Refugjatë i trajton kryesisht në mënyrë restriktive.Rrezik i madh në vendet e tjeraMisionimin tek myslimanët e kanë marrë në radhë të parë kishat e lira evangjeliste dhe kishat e lira karizmatike. Ato nuk misionojnë vetëm tek azilantët në Zvicër, por dërgojnë edhe qindra misionarë në vendet islame. Përpjekjet për konvertim në botën islame janë posaçërisht të rrezikshme. Në rast të zbulimit të misionarëve dhe të të kovertuarve ata kërcënohen me dënim me vdekje. Shpesh ata ekzekutohen gjakftohtësisht nga islamistët. Kjo formë e përndjekjes së të krishterëve nuk haset vetëm në vendet islamike, por edhe në regjimet totalitare si në Korenë e Veriut, Kinë dhe Kubë.

Shumë misionarë besnikë të Biblës nuk frikësohen nga kjo. Ata besojnë se po e çojnë në vend porosinë e zotit për përhapjen e evangjelizmit në çdo kënd të botës, ashtu siç shkruan në Bibël. Përmes misionit ata përmbushin edhe një kusht apokaliptik: fundi i botës fillon atëherë kur të gjithë njerëzit ta kenë dëgjuar fjalën e zotit. Ky fanatizëm çon shpesh në tensionime politike dhe sociale.

/Nga Claudia Blumer, Hugo Stamm, Tages Anzeiger/

Reklamë

Reklamë

"Bilanci fiskal – diferenca në mes të asaj çfarë paguajnë të huajt në arkën e shtetit dhe në sigurimin social dhe asaj çfarë përfitojnë nga këto të dyja, një ditë të jetë negativ"
Tryeza të rrumbullakëta
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 6 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 08:50

Prishtinë

Broken clouds
  • 16 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 09:30

Cyrih

Broken clouds, light rain
  • 4 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 08:50

Shkup

Few clouds
  • 19 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 09:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj