E enjte, 20 Qershor, 2013 - 03:44
Subscribe to Syndicate
download

Inxhinierët shqiptarë bëhen me "çatinë" e tyre në Lozanë

20.10.2012 - 13:32
Në ambientet e universitetit EPFL, Lozanë, është bërë inaugurimi i Shoqatës së Inxhinierëve Shqiptarë të Zvicrës (AES)

Afrim Syla, një ndërmarrës i ri nga Prishtina, kishte marrë të premten rrugën nga Kosova për në Zvicër. Ai me këtë rast nuk kishte ndërmend as azilin e as turizmin apo ndonjë destinim tjetër, tipik për ata që vijnë në Zvicër nga Ballkani.

Syla kishte ardhur për të marrë pjesë në inaugurimin e Shoqatës së Inxhinierëve Shqiptarë të Zvicrës (Albanien Engineering of Switzerland – AES).

"Puna që bën kompania "elen" në Prishtinë, që e udhëheq unë me dy vëllezërit, lidhet me inxhineri. Ne merremi me shitjen e produkteve dhe shërbimeve në fushën e elektroenergjetikës, prandaj themelimi i kësaj shoqate na ka bërë kureshtarë që të shohim se çfarë mund të mësojmë nga ekspertiza e njerëzve të saj dhe nga Zvicra", thotë Afrimi.

Sikur ai ka edhe të tjerë që kanë ardhur nga Kosova, sikur që ka edhe nga Gjermania e gjetiu. Kjo gjë flet për jehonën që ka pasur themelimi i AES dhe pritjet që shqiptarët kanë nga ajo. Edhe ardhja e ministrit të diasporës, Ibrahim Makolli enkas për këtë eveniment është një tregues i tillë.

Në një ambient akademik, ku teknika ka thënë fjalën e saj të fundit, në qendrën Rolex që bën pjesë në kampusin e universitetit EPFL, njërit ndër universitetet më prestigjioze në Evropë, është bërë të shtunën inaugurimi i Shoqatës së Inxhinierëve Shqiptarë të Zvicrës (Albanien Engineering of Switzerland – AES).

Shumëçka në këtë mbrëmje flet për një organizim më ndryshe dhe më të avancuar në krahasim me organizime të tjera të komunitetit tonë këtu.

"EPFL-në, këtë universitet ose Shkollë të Lartë Politeknike mund ta quajmë lirisht tempull i i dijes", ka thënë kryetari i AES, Rexhep Gashi, duke folur për vendin ku po bëhej promovimi i shoqatës. Nga ky niversitet, ka thënë ai, kanë dalë shumica e atyre që drejtojnë sot këtë shoqatë të re.

Duke radhitur në formë retorike objektivat e AES-it, Gashi ka përmendur disa sish; sjelljen në specializim këtu të studentëve por edhe të profesorëve nga Kosova dhe vendet tjera ku jetojnë shqiptarët, krijimin e urës lidhëse në mes të kompanive zvicerane dhe atyre kosovare etj. Duke folur më tutje për nxitjen e investuesve zviceranë për të investuar në Kosovë dhe vendet tjera prej nga vijnë shqiptarët, kryetari i AES ka thënë se janë disa faktorë që i japin përparësi këtij investimi, po u krahasua me atë që do ta bënin në një vend të largët sikur, ta zëmë Kina.

"Kosova është vetëm 1600 kilometra nga këtu, më pak se dy orë fluturimi, ndërsa Kina, rreth 12 mijë kilometra". Edhe pagat mesatare në Kosovë, sipas grafikonit të paraqitur në ekran dhe të komentuara nga Gashi, në Kosovë janë më të ulëta se në Kinë etj.

Më tutje Gashi ka folur edhe për përcjelljen e dijes teknike te brezat e rinj. "Do t`i stimulojmë të rinjtë që të iorientohen më shumë në studimin e lëmenjve teknikë, sepse kjo është nevojë e pashtyshme për zhvillimin e vendeve prej nga vijmë". Fjalën e tij të frymëzuar Rexhep Gashi e ka përmbyllur me shprehjen: "Ne do ta transformojmë ëndrrën tonë në realitet".

Prezantimin e funksionimit të AES dhe planet e tij i ka shkoqitur nënkryetari, Tefik Selmani ndërsa edhe përgjegjësi për medie, Mentor Ilazi ka folur për planet e shoqatës.

Duke e marrë fjalën, ministri i diasporës, Ibrahim Makolli ka vlerësuar lartë themelimin e kësaj shoqate. Ai këtë vlerësim e ka mbështetur edhe me vetë ardhjen e tij enkas nga Prishtina. Ministri ka vënë re se mërgata shqiptare kudo, prandaj edhe në Zvicër, ka evoluuar shumë, duke fituar gjithnjë më shumë në peshë pjesëtarët e shkolluar e të avancuar profesionalisht në krahasim me mërgatën e dekadave më parë.

"Organizimi i diasporës në forma profesionale garanton integrimin në vendin ku jton dhe është ndër prioritetet e politikës sëministrisë së diasporës", ka thënë ai. Makolli me këtë rast ka falënderuar Zvicrën për gjithë atë që ka bërë për shqiptarët. "Zvicra jo vetëm i ka hapur dyert për qindra mijë shqiptarë të ardhur këtu për shkaqe ekonomike e politike por eshtë bërë edhe atdhe i tyre i dytë, me shanset që po u krijon ".

Funksionari i lartë i SECO-s (Sekretariati Federal për Ekonomi i Zvicrës) Guy Bonvin ka lavdëruar themelimin e një organizate profesionale si AES duke e cilësuar atë si një kontribut të ri dhe cilësor në integrimin e komunitetit shqiptar në Zvicër. Bonvin ka folur edhe për aktivitetin e SECO-s në mbështetje të projekteve të infrastrukturës në Kosovë, si një segment që ndërlidhet edhe me planet e AES-it.

Ambasadori i Shqipërisë Mehmet Elezi dhe ai i Kosovës Naim Malaj në fjalët e tyre respektive kanë përgëzuar themelimin e AES-it dhe kanë shprehur kënaqësinë me përparimin e komunitetit shqiptar këtu që ka arritur në një shkallë për të themeluar një shoqatë të tillë profesioniste. Ata e kanë vënë këtë eveniment edhe në kuadrin e festimeve jubilare të 100 vjetorit të shtetit të pavarur shqiptar.

Në tubimin promovues të AES kanë qenë të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit Sghqiptar të Zvicrës, Jeton Kryeziu dhe këshilltari i ministrit për diasporë në Qeverinë e Kosovës, Ahmet Asani.

Me një fjalë përshëndetjeje është paraqitur edhe drejtori i ISEAL-it, Driton Kajtazi. Ai ka premtuar edhe mbështetjen e ISEAl-it për AES-in.

Në një prononcim që i morëm politologut nga Lozana, Olivier Meuwly, autor i shumë veprave nga lëmi i politikës, mik i shqiptarëve dhe pjesëmarrës në këtë mbrëmje, lidhur me themelimin e AES thotë: "Zvicra është vend i shoqatave, madje bashkimi në shoqata është bazë e kësaj shqëri. Është mirë për të huajt që duke krijuar shoqata, të hyjnë në dialog me vendësit, zviceranët. Me këtë ata dëshmojnë integrimin e tyre në shoqërinë e këtushme.

Për më tepër, themelimi i një shoqate të inxhinierëve, sikur po ndodh sot, është një pasurim i shoqërisë zvicerane edhe me një segment të ri. Kjo që pamë sot këtu ishte e diçka e shkëlqyer dhe mund të them se koncepti më i rëndësishëm që dëgjuam sonte është ai i "urave". Këtë unë e përkufizoj si ura në mes të kulturave të të huajve dhe zviceranëve por edhe ura në kuptimin e lidhjes së profesionistëve mes vete", ka thënë Meuwly.

   

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Këtë mbështetje Fischer ia ka konfirmuar homologes kosovare, presidentes Atifete Jahjaga, e cila po qëndron në vizitë shtetërore në Austri
Diversité
Integrimi: A është feja pengesë ? Emisioni «Diversité» i kësaj jave i kushtohet temës së fesë dhe të integrimit në Zvicër.
Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon? Më 7 qershor 2013 në “folenë” e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut u mbajt konferenca ”Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon?
„Newcomb-Benford“, detektor i manipulimeve me vota Më shumë se kamerat, edhe në Shqipëri do të mund të ndihmonte ligji i Newcomb-Bernford-it.
albinfo.ch: Remzi Durmishi und Elez Badalli
Një konsullatë për shqiptarët e pjesës italiane të Zvicrës Kosovarët, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën italiane, thonë të jenë të diskriminuar nga institucionet e Kosovës, ngase vetëm në këtë pjesë mungon një përfaqësi që do të ofronte shërbime konsullore
Shëndeti (IX)
Çka është trauma, si ndodh dhe si manifestohet ajo 2. Co-Varësia situative me rastin e përkujdesjes së personave të traumatizuar

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Clear sky
  • 17 °C
Reported on:
Enj, 20/06/2013 - 02:50

Prishtinë

Clear sky
  • 17 °C
Reported on:
Enj, 20/06/2013 - 03:30

Cyrih

Clear sky
  • 20 °C
Reported on:
Enj, 20/06/2013 - 01:50

Shkup

Clear sky
  • 21 °C
Reported on:
Enj, 20/06/2013 - 01:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj