Kur Banka Qendrore Evropiane bën atë që pretendon se nuk duhet bërë

Ndërsa Banka Credit Suisse vlerëson se kërkesat për financim të vendeve kryesore evropiane janë më shumë se 800 miliardë euro për vitin 2012, gjendja e ekonomive evropiane është shqetësuese për shkak të deficiteve gjithnjë më të thella dhe të zhvillimit më të ngadalësuar të gjithë zonës të euros. Banka Qendrore Evropiane (BQE) vazhdon t’i përmbahet një politike, e cila me të drejtë zgjon disa pyetje. Në prag të Krishtlindjeve, më 21 dhjetor 2011, Këshilli i BQE-së ka nënshkruar një urdhërpagesë prej 489 miliardë eurosh në favor të 523 institucioneve financiare. Në periodë krize, çmimi i kredive në favor të këtyre bankave është aktualisht 1% interes për tre vjetët e ardhshëm.
Si zakonisht, për të marrë këto kredi ndërmjetësuesit financiarë i kanë dhënë disa garanci BQE-së, siç janë obligimet e emetuara nga shtetet e zonës euro ose kredi të pasurive të patundshmërisë të klientëve të tyre. Por, të lëmë anash cilësinë e këtyre garancive dhe të përmendim më shumë prejardhjen e këtyre miliardëve. Cilat mund të jenë burimet e mundshme?
Ne mund të theksojmë disa prej tyre, siç janë përdorimi i rezervave, përdorimi i fondeve të FMN-së dhe në fund fare, përdorimi i kartëmonedhave të shtypura.
Pyetja tjetër themelore është: pse Banka Qendrore Evropiane u bën këtë dhuratë të Krishtlindjes institucioneve bankare evropiane?
Sipas mendimit tim, për këtë eksitojnë dy shpjegime. E para është zyrtare dhe legjitime, me që gjatë periudhave të mungesës së besimit në mes të aktorëve ekonomikë, ato nuk i japin kredi njëra-tjetrës. Shtrëngimi i kredive si pasojë, që mund të keqësohet rëndë, përbën një rrezik që BQE-ja mundohet t’i shmanget me çdo kusht. Nëpërmjet ndërhyrjes së saj ajo shpreson se kompanitë financiare dhe individët privatë mund të ndihmohen në mënyrë që të kursejnë Evropën nga kriza edhe më të mëdha në historinë e saj.
Arsyeja e dytë nuk është e pranuar, por prapëseprapë shumë e dëshirueshme. Banka Qendrore Evropiane shpreson se bankat do të përfitojnë nga kjo dhuratë fundiviti (kredi me interes prej 1%) për të blerë borxhin e qeverisë. Dhe, këto banka nuk do të ishin të arsyeshme po të refuzonin këtë ofertë, meqë aktualisht investimi në borxhin qeveritar sjell afër 6.2% për Italinë, më shumë se 3% në Francë dhe më shumë se 2% në Gjermani. Me një interes prej 1% të kredive, një përfitim i mirë për institucionet financiare mbetët i mundshëm.
Me këtë qasje BQE-ja respekton në teori angazhimin e saj për pavarësi, sepse ajo nuk sillet si blerëse e fundit e borxhit sovran evropian. Në praktikë, me një interes prej 1% dhe duke u huazuar në kushte shumë të volitshme bankave, BQE-ja tejkalon statusin e saj të pavarur, duke mundësuar blerjen e borxheve të shteteve evropiane.
Më të pabindura me intervenime të tilla janë zonja Merkel dhe zotëri Cameron. Ata janë të vetëdijshëm, por u shmangën sa më shumë komenteve në lidhje me këtë temë delikate.
Me samite të jashtëzakonshme, gjer në samite të shansit të fundit, udhëheqësit politikë tentojnë të ndalin shpërthimet e reja të mundshme të zjarrit në Evropë, BQE-ja vepron sikur një zjarrfikës piroman dhe bën atë që pohon se nuk duhet bërë, duke vënë në punë makinën e shtypjes së kartëmonedhave dhe duke praktikuar një politikë që mund të cilësohet më pak kontestuese, e cila është: lufta e së keqes me të keqen!
- - Terapia e gjeneve mund të zgjasë jetën e njeriut! (16.05.2012 - 13:51)
- - Sistem i ri për mësimin e gjuhës nga të huajt (15.05.2012 - 15:51)
- - Zvicerani rrah shqiptarin, dënohet me gjobë (14.05.2012 - 18:05)
- - Reperët shqiptarë, heronjtë e skenës underground të Zvicrës (12.05.2012 - 11:11)
- - Plagos rëndë ish gruan dhe merr arratinë (11.05.2012 - 14:55)
- - Promovimi i investimeve në Kosovë, detyrë jona e përbashkët (11.05.2012 - 11:44)
- - Ndërtimi federal, pengesë për integrimin e të huajve! (09.05.2012 - 13:48)
- - Të plagosurat në Perlen, nga Glloxhani i Pejës (09.05.2012 - 13:01)
- - Evropa – pjesë e problemit apo e zgjidhjes? (01.05.2012 - 08:40)
- - Lavdrim Sylejmani pretendon titullin Mister Zvicra 2012 (29.04.2012 - 12:36)

















































Post new comment