E enjte, 23 Maj, 2013 - 07:48
Subscribe to Syndicate
download

SHBA: Së paku 12 të vrarë në premierën e Batman-it!

20.07.2012 - 17:00
Një njeri i maskuar hodhi një bombë me gaz lotsjellës dhe filloi të qëllonte pa dallim mbi shikuesit

Policia në shtetin e Kolorados ka thënë se së paku 12 persona janë qëlluar për vdekje dhe të paktën 38 u plagosën nga të shtënat brenda një kinemaje në periferi të Denverit. Ngjarja ndodhi sot herët në mëngjes në një kinema të qytetit Aurora kur sapo kishte filluar premiera e filmit me Batman "The Dark Knight Rises”. Sipas zyrtarëve, një njeri i maskuar u ngrit në këmbë në pjesën e përparme të kinemasë, u kthye nga turma, hodhi një  bombë me gaz lotsjellës dhe filloi të qëllonte pa dallim. Sipas dëshmitarëve, ai qëlloi edhe një të mitur nga një distancë e vogël, njofton Zëri i Amerikës. Policia thotë se pak më vonë e arrestoi personin në fjalë në parkingun jashtë kinemasë. Policia se personi, i cili është në të njëzetat, kishte një pushkë dhe një pistoletë. Shefi i Policisë së Aurorës, Daniel Oates tha në një konferencë për shtyp se vetëm një person ishte i përfshirë në ngjarje, ndryshe nga njoftimet e para ku thuhej se ai mund të ketë patur një bashkëpunëtor.Sipas shefit të policisë, personi i dyshuar u tha hetuesve se kishte eksplozivë të shumtë në banesën e tij. Disa orë pas ngjarjes, rrjetet televizive treguan pamje të policisë duke përdorur vinça në përpjekje për të hyrë në banesë."I dyshuari i cili është në arrest, bëri deklarata rreth eksplozivëve të shumta që mund të kishte në banesë. Ne kemi evakuuar banorët e pallatit me supozimin e se aty mund të ketë lëndë shpërthyese. Po ashtu edhe në parkimin e pallatit, të cilin e kemi bllokuar dhe kemi sjellë ekipet për kërkim bombash.”Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Barak Obama tha se ai dhe gruaja e tij Michelle janë "të tronditur dhe të pikëlluar" nga ngjarja "e tmerrshme dhe tragjike". Shtëpia e Bardhë thotë se zoti Obama u informua nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare John Brennan.Presidenti tha se "autoritetet janë të vendosura për të sjellë para drejtësisë cilindo që është përgjegjës ", dhe po kujdesen për të plagosurit.Kandidati republikan për presidenci, Mitt Romney, tha se ai dhe gruaja e tij Ann janë "thellësisht të pikëlluar" nga ngjarja, të cilën ai e quajti "dhunë e pakuptimtë", transmeton "Zëri i Amerikës".  

Reklamë

Reklamë

"Bilanci fiskal – diferenca në mes të asaj çfarë paguajnë të huajt në arkën e shtetit dhe në sigurimin social dhe asaj çfarë përfitojnë nga këto të dyja, një ditë të jetë negativ"
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 7 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 06:50

Prishtinë

Broken clouds
  • 16 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 07:30

Cyrih

Broken clouds
  • 7 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 06:50

Shkup

Broken clouds
  • 17 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 07:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj