Shqiptarët e St. Gallenit ia premtojnë votën “partisë së Calmy-Rey”

Shqiptaro-zviceranët në St.Gallen u premtojnë kandidatëve të Partisë Socialdemokrate se do t’ua japin votën në zgjedhjet për Parlament të Zvicrës, dhe se do të ndikojnë tek të afërmit e tyre që vota e votuesve me origjinë shqiptare t`i shkojë kandidatëve të partisë së zonjës Michelin Calmy Rey, që gjithnjë, edhe në momentet më kritike iu ka gjendur pranë.Kështu në një sallë të vogël, brenda restorantit “Espenmoos” të klubit futbollistik “Besa”, bashkë me kandidatët e Partisë Socialdemokrate për Parlament të Zvicrës që do të mbahen këtë të diele, një numër i vogël i votuesve shqiptarë shfrytëzuan rastin të njihen e të jenë bashkëbisedues me kandidaten e re për Parlament të Zvicrës, juristen Bettina Surber, juristin Fredy Fässler dhe me mësuesin Ruedi Blumer.
Fredy Fässler u bëri thirrje të pranishmëve që tua japin votën kandidatëve të Partisë Socialdemokrate nga fakti që, sipas tij, kjo parti ndjek politika sociale të njëjta për të gjithë, krijon hapësirë konkurruese dhe i trajton me korrektësi qytetarët e vendit pa dallim feje a race. Përmes kësaj partie, tha ai më tutje, “ju keni rastin të shfaqni brengat tuaja, të inkuadroheni e të bëheni zë i fuqishëm në jetën politike zvicerane”.
Ndërkohë që Bettina Surber u tha të pranishmëve se partia që përfaqëson ajo ka slloganin “Për të gjithë në vend se për një pakicë”. “Ne nuk kemi politika që njerëzit e privilegjuar të jenë edhe më të privilegjuar, që të pasurit të pasurohen edhe më tepër, që të diskriminuarit të diskriminohen edhe me tepër e që hendeku të bëhet edhe më i thellë. Ne jemi afër qytetarit dhe brengave të tij, ne jemi ata që ju kuptojmë dhe ju përkrahim. Jemi ata që ju krijojmë hapësirë të angazhoheni politikisht e të viheni në mbrojtje të të drejtave të migrantëve”.
Kurse mësuesi Ruedi Blumer u shpreh i lumtur që tani ka rastin të jetë në një tryezë me votues me prejardhje të huaj. Sepse, siç thotë ai, deri më tani në karrierën e tij si mësues ka pasur kontakte të shumta, në përditshmëri me komunitetit shqiptar, me fëmijët. ”Ju kam mësuar gjëra të shumta kurse sot u kërkoj votën”, u është drejtuar ai të pranishmëve.
Pos tjerash, përfaqësuesi i shoqatës “Pashtriku” z. Zeqiraj kërkoi ndihmën e e kandidatëve që të jetësohet projekti për vendosjen e bustit të Nënës Terezë në qytetin e St.Gallenit. Ai u shpreh të jetë i lumtur që tani ka mundësinë të votojë, të zgjedhë përfaqësuesit e vet, të cilët, sipas tij janë tashmë kohë të gjatë veprimtarët e Partisë Socialdemokrate.
Për përfaqësuesit e kantonit të St.Gallenit janë dymbëdhjetë vende të rezervuara nga dyqind vende sa ka Parlamenti Zviceran.
Anëtari i kësaj partie, poeti Isuf Sherifi, kërkoi para të pranishmëve të kenë parasysh se për zgjedhjet e ardhshme kantonale, Partia Socialistdemokrate është e interesuar të dalë me një kandidat me origjinë shqiptare. Sepse siç u vlerësua nga diskutimet, numri i shqiptarëve me të drejtë vote llogaritet të jetë i madh. Aq sa me votat e tyre duhet të kujdesen që “përbërja e partisë socialiste në fund mos të duket sikurse përbërja e kombëtares zvicerane” u shpreh përkthyesi gjyqësor, Nuriman Hasani.
- - Terapia e gjeneve mund të zgjasë jetën e njeriut! (16.05.2012 - 13:51)
- - Sistem i ri për mësimin e gjuhës nga të huajt (15.05.2012 - 15:51)
- - Zvicerani rrah shqiptarin, dënohet me gjobë (14.05.2012 - 18:05)
- - Reperët shqiptarë, heronjtë e skenës underground të Zvicrës (12.05.2012 - 11:11)
- - Plagos rëndë ish gruan dhe merr arratinë (11.05.2012 - 14:55)
- - Promovimi i investimeve në Kosovë, detyrë jona e përbashkët (11.05.2012 - 11:44)
- - Ndërtimi federal, pengesë për integrimin e të huajve! (09.05.2012 - 13:48)
- - Të plagosurat në Perlen, nga Glloxhani i Pejës (09.05.2012 - 13:01)
- - Evropa – pjesë e problemit apo e zgjidhjes? (01.05.2012 - 08:40)
- - Lavdrim Sylejmani pretendon titullin Mister Zvicra 2012 (29.04.2012 - 12:36)

















































E VËRTETA E MADHE:
“...Ne nuk kemi politika që njerëzit e privilegjuar të jenë edhe më të privilegjuar, që të pasurit të pasurohen edhe më tepër, që të diskriminuarit të diskriminohen edhe me tepër e që hendeku të bëhet edhe më i thellë...".
ARSYETIM 1:
"...Perfektja nuk ekziston, por e mira gjithsesi është e pakomplikuar dhe si e tillë leht e diferencueshme..." dhe unë do të shtoja, për të pakomplikuarit.
GËNJESHTRA E MADHE:
"Edhe ty me siguri te kujtohen Socjalistat e tere Evropes qe ishin kunder bombardimeve te NATI-se mbi caqet Serbe. Edhe Socjalistet dhe Sindikatat ne Zvicerr dolen ne rruge kunder NATO-se, madje ne Cyrih sindikata ishte qerdhe ku shkruheshin pllakatat dhe perdorej e tere infrastruktura e saj per keto aktivitete ne thelb antishqiptare".
ARSYETIM 1:
Po ç`ishte Havier Solana, po kush ishte në pushtet në Shqipëri në vietet e luftës në Kosovë, po kush ishte në pushtet në atë kohë në Itali, po kush ishte në pushtet në atë kohë në Gjermani: Schröder dhe Joshka Fiescher. Po Toni Bleri - laburisti. Të gjithë këta që thashë ishin socialdmokratë ose me premisa të denja socialdemokrate. Pikë!
ARSYETIM 2:
Unian që përmend ti, ishin disa serbë të frustruar që kanë keqpërdorur atë kohë ato pllakate dhe emrin UNIA. Të tilla gjëra, kanë qenë të barabarta me asgjë.
ARSYETIM 3:
Hulumto për vete, dhe jo për opinionin e gjerë, të vërtetën për njohjen e Kosovës SHETT, nga Shtetit i Zvicrës, dhe do të shohësh kush ishin KUNDËR dhe kush PËR, nga partitë që ndajnë pushtetin, më saktë nga komisionet për punë të jashtme të këtij shteti.
ti e verteta e madhe kush qe po te merrka vesh nuk paska po mos te ishin te gjith ata qe ti i permend me qfar qellimi se di nuk besoj se do te ishim sot ku jemi
Po qe se bombardimet e NATO-se do te mvareshin nga Sollana, ato nuk do te ndodhnin kurre...Spanja, posaqerishte Socjalistet nuk e njohin as sot e gjithe diten shtetin e Kosoves.
Kjo vlene edhe per Schröder dhe Fischer te cilet e dhan pelqimin per nisjen e bombardimeve pasi qe masakrat dhe gjenocidi kishte marre permasa biblike, pse nuk e dhan pelqimin ne vjeshten e vone te 98 kur do te shpetoheshin se paku 15 000 viktima...si duket per ty kjo nuk ka rendesi fare.
Sa i perket socjalistave ne Shqiperi, jeni shume gabim: qendrimi i Shqiperise si shtet do te ishte i njejet edhe po te ishin demokratet ne pushtet, per fat atje ishte dhe eshte nje klase politike qe sa i perket Kosoves nuk kan dallime fare.
Mua me çudite fakti se edhe Laburistet ashtu si dhe Nene Terezen po i beni socjalista, kurse nuk po e kuptoj fare pse po i merrni serbet ne mbrojtje dhe po na dalin tani si te "frustruar"?!. Ne vitin 1998/99 nuk ka ekzistua UNIA, ajo u themelua me vone ne vitin 2004, te lutem kur merrni detyra qe te sulmoni ndonje bashkekombas, lexoni pak dhe merrni informata me te qendrueshme, arsyetoni perfitimet eventuale nge urdherdhenesi. Zonje apo Zoteri, qata njerez te frustruar jan alfa dhe omega ne Sindikate, sidomos ne politiken e punesimit dhe te kuadrove Shqiptare aty.
Eshte fakt se PS si parti ishte per njohjen e Kosoves, por nje njohje e tille nuk do te ndodhte kurre edhe pa dy parti tjera, shumica e partive ishin per njohjen e pavaresise, por merita kryesore ishin mbi 200 000 bashkekombas qe jetojne e punojne me dacenje ne Zvicerr dhe perbejne 10% e banoreve te Kosoves.
Ne fund duhet ta DINI se ne Serbi ne kohen e gjenocidit, pastrimit etnik, masakrave...ishte ne pushte Partija Sosjaliste, parti simoter e partive tjera socjaliste te Evropes. Mos me thuaj te lutem se Millosheviqi ishte i "frustruar" dhe se gjenocidi ne Kosove nuk ka ndodhe kurre, Shqiptaret vetem kan bere teater, qendrim te cilin e ka Serbija dhe UNIA edhe sot e tere diten.
!eshtë shumë i vertetë fakti që shumica e partive socialiste në Europë kanë qenë dhe janë ende, në raporte me Serbinë, solidare . Unë mendoj dhe besoj shumë duke u bazue në shumë fakte historike se është ndikimi i së kaluares së sistemit në te cilin ka qenë Serbia dhe Rusia me te cilin këto parti kanë qenë solidare në tze kaluatrën dhe te cilat edhe sot e ruajnë kete pozicion e cila lidhet me sistemin komunist.Sipas teorisë komuniste (s0cialiste ) Lindjen Komuniste (socialiste ) qështja kombëtare është zgjidhur përfundimisht, që megjithëse ështe bëre diqka , realiteti ka qenë krejt tjetërfare . Kjo mendoj ështe një qështje që lidhet me strategjinë e gjithë spektrit socialiste në Europë ,natyrishte këtu bënë përjashtim partia socialiste Shqipërisë e cila edhe pse realitetin e ka par më heret se gjitha tjerat ka mbajt pozicion tjetëri cili dihet tashme , që në shumicën e herave ka qenë "radikal" dhe i ndyshëm në terë Europën.Këte pozicion të tyre sot e ruan edhe qëndrimi i tyre ndaj "imperializmit amerikan" që ka qenë edhe kjo në strategjinë e partive ish komuniste dhe tash socialiste ose socialiste .Zcicrra ka nje realitet të ndyshëm nga shumë vende ajo në terësi ka qenë solidare me qështjen e Kosovës , po sidoqofte mund te jenë reale edhe këto që qiten në shesh.
Mendo diferencueshëm!
Një ndër motot e Steve Jobs, drejtuesit të Apple, që vdiq para pak kohe, ishte "mendo diferencueshëm!". Me këtë moto ai e kishte ringjalur Apple! Dhe ringjallja po ndodhte pas largimit të tij disavjeçar nga firma e krijuar nga vetë ai. Dhe largimi i ishte bërë nga bashkëdrejtuesi i firmës, të cilin aty e kishte sjellur vetë Steve Jobs! Dhe, a ka më allasojçe sesa të largohesh nga firma jote nga njeriu që vetë e ke sjellur aty?! Por, Steve Jobs nuk ishte ndalur. Për pesë vite rresht kishte ndërtuar firmë të re për t'u bërë më vonë , pas fuzionimit, aksionar i vetëm i Walt Disnay Company. Derisa Steve Jobs po marshonte, Apple pa të po vendnumëronte. Nga vendunumërimi mund ta shpëtonte vetëm iGjeniu Steve Jobs me iPadin, iPhonin ashtu siç jo vetëm e shpëtoi, por e ngriti edhe në piedestal...
Në një ndër fjalimet e tij të rralla publike para absolventëve të Universitetit Stanford, në qershor 2005, gjeniu Jobs përfundoi fjalimin e tij me: "Mbetni të uritur- mbetni të krisur!" - të uritur në kuptimin e uritjes së vazhdueshme për dituri, të krisur në kuptimin e të mospushuarit me kërkime dhe eksperimentime të reja.
Prandaj, edhe ne, të mendojmë diferencueshëm, të mos gozhdohemi në fiksime, të mos bëhemi pjesë e ideologjive duke antiideologjizuar. Perfektja nuk ekziston, por e mira gjithsesi është e pakomplikuar dhe si e tillë leht e diferencueshme.
N. Gerguri
Sa qesharake eshte demokracia shqiptare, PS te lutet qe te vendose bustin e Nene Terezes...PS munde ta vendos bustin e Fidel Kastros, Stalinit, Titos apo Enver Hoxhes. Nene Tereza dhe socjalizmi nuk kane lidhje, ne asnje menyre!
Socialdemokratizmi zviceran nuk ka fare të bëjë me socializmin diktatorial
Socialdemokratizmin zviceran e karakterizon orientimi i tij human, vënia e njeriut në qendër të vëmendjes si vlerë, pranimi i globalizmit me të mirat dhe të këqiat dhe jo luftimi apo refuzimi i tij, siç bën Kastro për shembull, apo siç do të bënte Stalini apo Enveri.
Socialdemokracia zvicerane angazhohet për barazinë e gruas, të migranteve dhe migrantëve, për forcimin e shtetit social në përgjithësi.
Një ekonomi e humanizuar, një demokratizimi i ekonomisë, siç do të thoshte një ndër themeluesit e Partisë Socialdemokratike Zvicerane, Albert Steck, do me thënë forcimi i të të drejtave të punonjësve dhe e dobësimit të pushtetit të aksionarëve është jo vetëm vizioni por edhe veprimi pragmatik dhe synimi programor i socialdemokratëve zviceranë.
Një politikë arsimore dhe shëndetësore për të gjithë dhe jo vetëm për shtresat elitare është poashtu një ndër synimet programore të Partisë Socialdemokratike Zvicerane, siç është edhe një orientim mëse human ekologjik.
Në shumë pika, megjithatë, Nënë Tereza puqet shumë më shumë me programin e socialdemokratëve zviceranë sesa stalinistët, titoistët, enveristët a kastroistët.
Të mos keqkuptohemi, unë nuk jam anëtar i Partisë Socialdemokrate të Zvicres, por një sërë vlerash të saj programore janë jo vetëm të hartuara mirë, por mbesin synim edhe për shumë humanistë.
Pra, shalqini i kuq me lëvozhgën e gjelbër, do me thënë koalicioni kuq - gjelbër, është ende edhe për ne shqiptarët meny e preferueshme për ta zgjedhur.
Unë mos paça punë me ata të cilët kanë të ardhura 8 mijë e më tepër franga në muaj dhe betohen në Marksin!!! Të tillë janë shumë socialdemokratë të cilët kanë pozita të larta shtetërore në këtë shtet-Zvicër. Por solidarizohem fotë me punëtorin e shkretë në kanal dhe thotë "Rroftë Marksi".
Nexhmedin, sa i bukur dhe sa ideal eshte socjalizmi, ne leter dhe teori. Madje siç e din edhe ti, socjalizmi na premtonte realizimin e te gjitha te drejtave dhe deshirave. Ku ka me mire se te punosh sa te mundesh dhe te marresh sa te duash....Parajs e vertete. Nuk jam, ende, aktivist e as anetar i asnje partieje, as ne Zvicerr, por me ka rene taksirati te punoj ne Sindikaten UNIA simoter e SP-se dhe vend ku "piqen" kuadrot e saj. Madje edhe kryetari i tanishem i SP-se Levrat vjen nga UNIA.
Nuk dua te futem thelle ne ate qka kam pare e perjetua aty. Ferr i vertete. Sidomos per Shqiptar. Do ti ceke disa gjera publike qe kane ndodhe dhe qe munde te verefikohen shume lehte.
Me 1 Maj 09 ne marshimin dhe manifestimin tradicional ne Bürkliplaz ne Cyrih nje nga folesit ishte edhe nje ministreshe e Qeverise se Kubes. Shoqja e ftuar nga Sindikata UNIA si musafire e nderit, midis Zvicrres na tregonte se sa bukur jetohet ne Kube dhe se duhet bere perpjekje te gjithe proletaret, edhe ata Zvicrran, qe te behet revolucion edhe ketu. Ne vitin 2010 ne te njejten date e vend dhe ne te njejten cilesi foli edhe nje qeveritar i Venezueles, i derguar i posaqem i Hugo Qavezit. Te njejten retorike...edhe ne 2011 u perserit e njejta gje, tani ishte nje ish bashkepunetor i STAZ-it ne cilesin e udheheqesit te partise te majta Gjermane.
Kurkund nuk u pan fotot, nje e vetme e Nene Terezes. As nuk do te shihet sot e 1000 vjet. Kishte te Komandanteve Qe e Fidel...
Nuk dyshoj ne demokracine zvicrrane dhe ne kontributin e te gjitha partive, edhe te SP, per sigurin dhe mireqenjen e banorve te saj. Por rroli i Socjalisteve nuk eshte me i madhe se sa i 3 (tani me shume) partive qe me koncenzus (konkordance) udheheqin dhe zhvillojne shoqerin Zvicrrane. Sikur te isht cilado vetem, sidomos ajo Socjaliste, te jeni te sigurte se jeta ne Zvicerr do ti perngjante jetes ne Kube, Venezuelle, ish- BRSS, ish-Jugosllavi e pse jo edhe asaj ne kohen e Enverit ne Shqiperi.
As nje parti Socjaliste nuk e ka nje Shenjetore ideologe, nga fakti se shenjetoret kryejne mision e nuk zhvillojne ideologji e as nuk sundojne.
Ne fund, nuk e mohoj se shalqini eshte i kendeshem, por mendoj se CVP-ja eshte shume me e mire per Shqiptaret se sa SP-Gjelber. Madje mendoj se Shqiptaret shume me mire do te ishte votonin per SVP dhe anetaresimi ne te sepse keshtu do te zhdukeshin klishte ne mes te komunitetit tone dhe SVP-se, partise me te madhe Zvicrrane. Shqiptaret si popull evropjan qe nje kohe te gjate ishin nen pushtimin e Perandorise Osmane, kane nevoje qe te identifikohen me parti qe mbeshteten ne vlera Evropjane. Per proletariatin internacional dhe ndryshimet klimatike ka popuj tjere shume me te medhenje dhe me me ndikim se ne qe munde te kontribojne ne kete aspekt. Shqiptareve u duhet rikthimi ne gjirin e Evropes, sa me shpejte aq me mire.
Me respekt!
E VËRTETA E MADHE,
SHKRUAR NGA ALBANI (NJOFTIM PËR KORREKTËSI)
PS.: ME KAQ I MBYLL REPLIKAT E MIA. LETRAT NUK KA KUSH T`I ZBËRTHEJ, DHE ME KËTË AS EDHE TË VËRTETËN NUK E ZBËRTHEN DOT S. REXHAJ
Edhe une pajtohenm qe ta permbyllim debatin, mendoj se ka nje dallim mes nesh qe do ta definoja se une poe shohe lepurin kurse ju po mi tregoni gjurmet e lepurit.
Klm, Sali Rexhaj
Z. Sali Rexhaj, ti po abuzon kur etiketon Partinë Socialdemokrate të Zvicrës, dhe trillon skena inekzistente dhe nxit urrejtje politike.
Redaksia do të duhet ta ketë parasyshë dhe të reagojë duke hequr etiketimet e tilla, sepse jemi në një shtet ligjor ku ligji është mbi të gjitha dhe ai mund të mbërrijë tek të gjithë. Z. Rexhaj, ke parasyshë që këto nuk janë forume dallakaukësh ku shahet zoti e robi, e nuk ndërmerret asgjë.
Alban, une kam shpreh mendimin tim ne nje shtet demokratik dhe nuk kam fye e as abuzua me asnje te vetme shkronje. Perkundrazi duke qene korrekt, si dhe per te mos demtuar proceset gjyqesore qe i kam me UNIA-ne, kam lene anash shume argumente. Perndryshe hyn ne Google dhe kerko UNIA S.R. dhe sheh argumente me bollek te cilat gazetat me renome edhe jashte zvicrres dhe disa televiziobe ja kane paraqite opinjonit Zvicrran dhe atij gjermanofoles ne tere Evropen. Alban nuk eshte ketu Shqiperija e Enver Hoxhes e Kosova e Rrahman Morines qe socjalistat te vendosin per jeten dhe vdekjen e njerzeve. Po qe se ke argumente, urdhero e shko ne gjyq!
Alban merr pak kohe dhe mundohu qe te merresh me ato qe kam thene une, po pate mundesi me sjelle ndonje argument. Kercnimet ka kohe qe nuk me frigojne fare, perkundrazi...
Zotëri Sali Rexha flm per komentet por beso se po e tepron aq teper ,rri vlla e mos shkruj mo as ke si e kalon kohën e lir ndryshe ,mos hyn rrugve pa dalje.Na lodhe vlla me komentet e tua të lutem mos e tepro,se sje ka shkruan gjë veq dobsit e marrëzit e tua mes juve e UNIA.Të përshëndes gjithashtu juve redaksi e ju lutem herave tjera mos shpallni komentet pa krypë e pa kuptim.k
Une edhe njhere me respektin me te thelle e luse redaksin e albinfo.ch qe te jete korrekte dhe mos te lejoj qe "anonimet" e porositur nga Sherbimi sekret Serb apo nga sindikata UNIA te me ofendojne!
Minimumi i etikes se redaksise duhet te respektohet, komentuesit munde ta shprehin mendimin e tyre me komentet e mija, por duhet ti permbahen temes dhe te identifikohen se kushe jane.
Lexoni me kujdes komentin anonim, shihet qarte se fjala eshte per nje person qe nuk e shkruan shqipen paster, asnje fjale nuk e shkruan lidhur me temen e as mendimet e mija te shprehura, por thjeshte me keshillon mua dhe juve se qka u dashka te beje ne kohen e lire dhe cilat qenkan detyrat e albinfo.ch!
Sali Rexhaj
Mua me duket ide e mire vendosja e bustit te nenes Tereze! Se permes kujt, ciles organizate, parti apo shoqate realizohet, eshte pak e rendesishme.
Iniciative e kesaj shoqate eshte mjafte e qelluar, dhe duhet mbeshtetur, nga vete fakti qe koheve te fundit jemi bere bajraktar me iniciativat e disa shqiptareve tane per ngritje te ndonje xhamie apo te minareje. Sidoqofte kur e kerkon interesi kombetar, lutje mund ti drejtosh edhe dreqit. Per me teper, me sa kuptoj une, virtytet e nenes Tereze nese nuk perputhen me virtyte apo vlera te partise Socialdemokrate (lexo te Zvicres, jo te Rusise), atehere me çfare, te SVP-se?
Scanderbeg, nuk ka ne Zvicerr vetem dy parti SP dhe SVP, ka edhe bie fjala CVP e cila ka edhe seksion te posaqem per Shqiptar, pa dallim feje, ne Lucern dhe ka bashkpunim te zyrtarizuar me PSHDK ne Argau. As une nuk jame FARE per minare, por jam kunder asja qe te behet fushate parazgjedhore ne emer te Nene Terezes. Po perserise se nuk eshte e logjikshme qe ne emer te nje zonje te Shenjet te premtohet vota te nje Parti Socialiste, pa marre para syshe se per cilin shtet eshte fjala. Krahet politik nga e majta, mesi ne te djathte kan te njejtin kuptim.
I nderuar Sali Rexhaj,
Ju sigurisht e kuptoni qe e drejta per te votuar ne nje vend siç eshte Zvicra, i garantohet çdo qytetari (shtetasi) te saj dhe poashtu e drejta per te garuar. Si dhe per te shprehur mendimin apo vleresimin ndaj nje subjekti politikë. Që ne kete rast ishte e behej fjale per SP dhe nje takim te tyre per votuese te mundshem shqiptare.
Nga ky fakt, me vjen keq qe Ju i keqinterpretoni shkrimet e te tjereve ne ate forme sa te humbet kuptimi i debatimit te nje teme.
Ju lutem behuni i arsyeshem kur reagoni, perndryshe mund te dukeni i frustruar.
Ndryshe, nismat e CVPse (Sa per ta sheruar egon) i shikoj me simpati, meqe mendoj se rreth kesaj partie, por edhe FDP-se mblidhet nje elite e respektuar e shoqerise zvicerane. Pra asgje kunder tyre, perkunderazi, respekt.
Perkunder qe duhet kundershtuar se fushate parazgjedhore ne emer te Nene Terezës nuk mund te lexosh askund ne shkrimin e lartebotuar nga albinfo. Nga votuesit kerkohet ndihme per realizimin e kesaj nisme dhe kete nuk guxon ta shtreberosh.
Nderkohe qe logjika ma thote se nuk eshte vetem nje zonje (Calmy Rey siç shpreheni ju)- ka edhe te tjera dhe ju nuk do te duhej harronit. Per hir te lexuesit une do t'ua kujtoj se gjate luftes ne Kosove, ne pril te vitit 1999 Ruth Dreifuss, presidentja e shtetit zvicerane, poashtu anetare e SP-se, nga vizita qe i kishte bere asokohe refugjateve shqiptare te deportuar ne Maqedoni, ne kthim e siper per ne Zvicer, mori me vete dhjetera shqiptare me avionin e saj presedencial. Ky ka qene nje akt me teper se human. I logjikshem. I papare. per te pra. Jo per Ty!?
Tash mos mu kthe e mem thane qe nuk eshte e logjikshme ne emer te nje..bla bla. Bla!
Scanderbeg osa Sacndrebeg?!
Juve ju pelqen demokracija ne Zvicerr, por ne Shqiptareve tjere na e mohoni kete te drejte, per qudi...! Une po flas per gjera konkrete te cilat i kam perjetua pa dhe pesua nga to, kurse ti si dhe shume te tjere mi tregoni kufinjet e demokracise dhe gjera qe i kam tejkalua para shume koheve. Me siguri se per te shkrua per nje teme te caktuar duhet me pase kontekst. Une e kuptoj fushaten parazgjedhore por nuk i kuptoj arsyet pse thirret per te votuar per nje parti ne menyre te kamufluar. Nuk ka votim kolektiv as ne emer te familjes as ne emer te shoqates, klubit, komunitetit...vota eshte individuale dhe e mshefte.
Sa i perket SP dhe simotres natyrale te saje UNIA, ka shume kritika per abuzime, per lufte te brendshme mes tyre. Ekspertet dhe politikanet nga radhet e saj flasin haptas per to. Anetarja e qeverise zonja Samaruga foli vjet per dogmatizmin politik te Sindikatave qe po i bejne pengese PS. Edhe sot ne "T. Anzeiger" e ke nje artikull ne faqen 3 ku flitet hapur per konflikte te medha ne prag te zgjedhjeve te Nentorit. Pra zoteri nuk duhet te rrini me shkop ne dore dhe ti diciplinoni "bashkekombasit" qe shperhin mendimin e tyre. Une nuk e perjashtoj mundesin se ndoshta edhe nuk ja qelloj, eshte e mundur qe jam edhe subjektiv...por i kam parimet e mija qe jam skeptik ne premtimet e Socjalistve. Nga pervoja ime e gjate e di se ata abuzojne me demokraci, ata mbeshteten ne force dhe ne mashtrime...komplotet jane karaktristike e partive te majta, sidomos e dogmatve ne radhet e tyre.
E di per rastin e Ruth Dreifuss, secili Shqiptar e mban ne mend nje gjest kaq human te saj, por edhe ajo ishte ne cilesin e Kryetares se Shtetit e jo si kryetare e SP. Edhe ty me siguri te kujtohen Socjalistat e tere Evropes qe ishin kunder bombardimeve te NATI-se mbi caqet Serbe. Edhe Socjalistet dhe Sindikatat ne Zvicerr dolen ne rruge kunder NATO-se, madje ne Cyrih sindikata ishte qerdhe ku shkruheshin pllakatat dhe perdorej e tere infrastruktura e saj per keto aktivitete ne thelb antishqiptare.
Per kuriozitet edhe demonstrata e Serbve kunder shpalljes se pavaresise se Kosoves mbeshtetej nga Sindikata. Per te qene tere kjo tragjike, 13 000 Shqiptar paguajne anetaresin kurse keto para perdoren kunder tyre.
Me respekt!
Scanderbeg
(Sali, shkruaj pa hile, mos ma keqperdor nofken :D)
Pavaresisht se a pajtohem apo jo me ate çfare shkruani Ju, deshiroj t'ju them se e respektoj mendimin tuaj. Por qe ne disa pika nuk pajtohem. Gje e natyrshme ne demokraci, apo jo!? Fundja edhe Ju jini i vetedijshem se demokracia as nuk ka linde me UNIAn e as nuk do te vdes me UNIAn. Nje pervoje e hidhur nuk guxon te kaloje ne deshperim, jeta vazhdon
Qe "debati yne" (:D) mos te kaloje ne monotoni dua t'ju siguroj se une nuk jam ai qe tenton t'ua diktoj juve demokracinë, aq me pak t'ju mohoj diçka. Nuk e kam une ate force! Kjo ku ne dy "baravitemi", eshte vetem bote virtuale-lufte telash :P, se kush si e percepton demokracinë zvicerane ne nje fushate parazgjedhore. Une po thome qe uki, ti po thu qy tragu! Se çfare synojne, mendojne e per çfare anagzhohen socialdemokratet zvicerane, besoj qe nuk duhet diskutuar gjate (shpenzuar kohe). Une e kam te qarte! Sigurisht edhe Ju!? Mirepo per dallim nga Ju, une tentoj te jem i kujdesshem (qysh ne reagimin tim te pare, nese e ke lexuar me vemendje, mund ta kesh kuptuar kete qe po ta them tani) e ti marre gjerat pa shtreberime ashtu si thuhen sepse perndryshe po del qe jemi ne nje loje anagramesh. Megjithese politika i ngjason shume kesaj loje, por ne nivel me te larte.
Tash jo qe po du ma livdu veten, por me pas kone bashkombasit e mi si une, shqiptarte e zvicres ishin kane krejt Scanderbega.
Per fund ngado qe ta vertitesh/sillesh del qe ne me se shumti mbeshtetje kemi pasur nga socialdemokratet, kete po e mendoj ne nivel shteteror, jo ne nivel te Unias apo te ndonje anetari te SP-se, prandaj jam i kujdesshem dhe e vleresoj kete. Mos te harroj ta them se njejte sikurse ju edhe une kam botekupimin tim (jo Unian), te cilit i referohem per ndonje specifike apo problem. Ma shkurt: Aty ku mu ka djeg tomli edhe une i fryj kosit :P :D
Sali Rexhaj
Nuk e kam defirmua emerin tuaj, shihni me kujdes komentin e pare dhe te dyte, ashtu i keni shkrua vet.
Te deshiroj te gjitha te mirat!
Post new comment