E premte, 24 Maj, 2013 - 05:10
Subscribe to Syndicate
download

Shtohen kosovarët në Zvicër

01.11.2012 - 16:53
Kosovarët janë për 7308 veta më shumë dhe në vendin e tretë për rritje ndërsa serbët, me minus 8539, të parët për zvogëlim të numrit

Numri i qytetarëve me preajrdhje të huaj që jetojnë në Zvicër është shtuar për 50 mijë veta ose për 4 për qind brenda një viti. Siç njofton Zyra Federale për Migracion, në fund të muajit gusht 2012 në Zvicër jetonin rreth 1.8 milion të huaj, që është 22.7 për qind e popullatës së Zvicrës. Më shumë se çdo i pesti banor në Zvicër është me pasaportë të huaj.

Listën e të huajve e kryesojnë shtetasit italianë, me 290 mijë, të ndjekur nga gjermanët, 280 mijë dhe portugezët 230 mijë. Rritjen më të madhe e ka shënuar komuniteti portugez, me 13628 persona më shumë. Pas portugezeve vinë gjermanët me 9537 dhe kosovarët, që janë për  7308 persona më shumë se një vit më parë.

Sikurse edhe vitet tjera, pas pavarësimit të Kosovës, shtimi i numrit të kosovarëve lidhet me ndërrimin e shtetësisë së këtyre nga ajo serbe në shtetësinë kosovare. Për arsye të njëjtë ka rënë dukshëm numri i shteasve të Serbisë në popullatën e Zvicrës. Sipas statistikës së publikuar nga Zyra Federale për Migracion shtetasit serbë janë 8539 më pak.

Megjithatë, shtetasit e Serbisë (në mesin e të cilëve ka ende shqiptarë të Kosovës me pasaporta serbe) me 97198 veta, janë në vendin e pestë, pas atyre të Italisë, Gjermanisë, Portugalisë dhe Francës. Në vendin e gjashtë, me 77'313 veta janë shtetasit e Kosovës.

numri i shteasve të Maqedonisë, me 61414, që siç dihet përbëhet nga shumica dërmuese shqiptarë,  ka mbetur stabil.

Reklamë

Reklamë

"Bilanci fiskal – diferenca në mes të asaj çfarë paguajnë të huajt në arkën e shtetit dhe në sigurimin social dhe asaj çfarë përfitojnë nga këto të dyja, një ditë të jetë negativ"
Tryeza të rrumbullakëta
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 4 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 04:20

Prishtinë

Scattered clouds
  • 10 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 04:30

Cyrih

Broken clouds
  • 4 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 04:20

Shkup

Few clouds
  • 12 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 05:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj