E mërkurë, 22 Maj, 2013 - 02:45
Subscribe to Syndicate
download

Specialistët e Evropës së jugut nuk nxitohen për në Zvicër

09.08.2012 - 09:14

Specialistët e jugut të BE-së i drejtohen masivisht veriut të kontinentit. Ndërsa Gjermania po bën gjithçka për t’i tërhequr, Zvicra nuk merret aspak me këtë çështje. Albinfo.ch është interesuar për këtë dukuri dhe raporton këndvështrimin e gazetës “Le Temps”.

Mos, vallë, këta specialistë bojkotojnë Zvicrën? Të ballafaquar me shkallën e papundësisë së të rinjve, të cilët thyejnë të gjitha rekordet në vendet e tyre - 30% në Itali dhe Portugali, 50% në Spanjë dhe Greqi - evropianët e jugut më të kualifikuar mërgojnë me masë. Por, ata duket se preferojnë Gjermaninë apo Evropën veriore, kur ata nuk shkojnë në Ameriken Latine, në vendet e Lindjes, apo edhe të Lindjes së Mesme, ose sikur në rastin e portugezëve, të cilët shkojnë në Brazil, Mozambik dhe Angola.

Disa të dhëna tregojnë se në vitin 2011 numri i emigrantëve grekë në Gjermani arriti deri në 90 për qind, ose 25.000 persona. Nga 2008 deri në vitin 2011, 300.000 spanjollë të kualifikuar zgjodhën të emigrojnë, kryesisht të rinj të moshës 25-35 vjeç, thekson agjencia Adecco në Spanjë. Destinacionet më të pëlqyera të inxhinierëve dhe informaticientëve spanjollë janë Gjermania dhe Skandinavia. I specializuar në përhapjen e gjuhës dhe kulturës gjermane, Instituti Gëte ka regjistruar një rritje të kurseve të gjuhës për 50 % në Greqi dhe 30% në Itali. Së fundi, kryeministri portugez, Pedro Passos Coelho, nuk ka hezituar në fillim të korrikut të inkurajojë publikisht bashkatdhetarët e tij të rinj që të mërgojnë në kolonitë e vjetra të vendit. Më shumë se 120.000 prej tyre kanë ndërmarrë tashmë një hap të tillë në vitin 2011.

Në Zvicër, sipas shifrave nga Zyra Federale për Migracion, 4.584 spanjollë kanë emigruar në vitin 2011, kundrejt 2000 gjatë vitit 2007. Italianët, nga ana e tyre, ishin 10.777 veta në vitin 2011 kundër 8400 në vitin 2007. Me 15.358 emigrantë në vitin 2011, kampion mbetët Portugalia bashkë me gjermanët. Ndërsa 1084 grekë kanë zgjedhur Zvicrën vitin e kaluar, kundrejt 590 në vitin 2007. Por analiza të tilla nuk mundësojnë identifikimin e fluksve të personave të kualifikuar.

Konfirmimi i kompanive më të mëdha, siç janë ABB apo Alpiq, të cilat janë në kërkim të specialistëve, thonë se megjithatë numri i aplikimeve nga Evropa jugore mbetet i qëndrueshëm. Vetëm Nestlé regjistron një fillim të fenomeni të tillë. Zëdhënësi i grupit Nestlé në Zvicër, Philippe Oertle, vështron: "Ne kemi parë një rritje të konsiderueshme të aplikimeve nga Greqia apo Spanja qe një vit për pozita në inxhinieri, hulumtim dhe zhvillim. Por, unë nuk kam shifra të sakta. Prandaj, nuk mund të bëjmë me një shembull një rregull të përgjithshme”.

Kushtet në Zvicër përmbajnë megjithatë gjithçka për të tërhequr personat e kualifikuar, të cilët në disa fusha mungojnë shumë. Sipas një studimi të përbashkët me Swiss Engineering dhe Economiesuisse, mungojnë afër 16.000 inxhinierë në Zvicër, fakt që do të thotë një "humbje në krijim të vlerës prej 2 ose 3 miliardë franga në vit".

Po të njëjtat vështrime janë bërë edhe në mesin e informaticientëve, sipas shoqatës së ICT-(trajnimi profesional) do të mungojnë 25 000 veta në vitin 2020.

Për Bernhard Weber, ekspert në tregun e punës në SECO, nëse personat e kualifikuar nga jugu i Evropës mblidhen në Gjermani, nuk ka asnjë arsye strukturore që ata të mos vijnë në Zvicër: "Lëvizja e lirë zbriti barrierat dhe komunitetet italiane, portugeze ose spanjolle në Zvicër janë shumë të rëndësishme. Ky fenomen do mund të ndodhë edhe në Zvicër. Me një shtojcë, megjithatë: nëse evropianët e rinj zgjedhin në radhë të parë Gjermaninë, është po ashtu për shkak se perspektivat e zhvillimit ekonomik janë disi më të mira. Gjermanët nuk e kanë problemin e frangut të fortë".

Në lidhje me dobësitë e Zvicrës, Cristina Gaggini, drejtoreshë e Economiesuisse frankofone thekson: "Unë pres një rritje të kërkesave nga Evropa jugore, por jo një valë të mëdha. Me frangun e fortë, punëdhënësit zviceranë punësojnë vetëm nëse është e nevojshme. Kujdes: kur ne flasim për një mungesë të inxhinierëve, kjo nuk do të thotë se 16.000 vende pune janë të hapura, por që një potencial teorik i tillë ekziston". Ajo shpjegon po ashtu arsyet pse Zvicra nuk është destinacioni i këtyre punëtorëve të kualifikuar: "Ata shkojnë në radhë të parë në Gjermani, sepse tregu është më i favorshëm për ta, me që inxhinierët gjermanë vijnë në Zvicër. Pastaj, zotërimi i gjuhës zvicerano-gjermane është pothuajse i domosdoshëm në funksione të caktuara, gjë që është gjithashtu një pengesë. Përveç kësaj, Zvicra ka një shumë të madhe të ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla dhe sfida e integrimit në një biznes të vogël nuk është domosdoshmërisht e lehtë për një inxhinier grek ose spanjoll. Së fundi, kompanitë zvicerane janë kryesisht në kërkim të punëtoreve me përvojë. Ndërsa punëtorët e kualifikuar për të cilët behet fjalë janë kryesisht të rinj dhe pa përvojë".

Një pyetje mbetet: në qoftë se një mungesa e specialistëve është sinonim me humbje të krijimit të vlerës për ekonomi, pse Zvicra nuk shkon në mënyrë aktive t’i marrë ata aty ku gjendën?

Gjermania, të cilës 6 milionë punëtorë do t’i mungojnë në vitin 2025, e ka bërë prioritet rekrutimin e personave të specializuar, duke krijuar në qershor një faqe interneti (make-it-in-germany.com http://www.make-it-in-germany.com/en/) për të lehtësuar kërkimin e punës të emigrantëve potencialë. Gjithashtu, siç përshkruhet në gazetën New York Times, Gjermania është duke ndërruar iniciativa të shumta. Si shembull ilustrues mund të cekim kryetarin e Bashkisë së qytetit të Schwäbisch Hall, në Heilbronn të Frankonie, i cili ftoi gazetarët nga Evropa Juglindore për t’ iu prezantuar mundësitë e karrierës në rajon, më pas, jo më pak se 15.000 portugezë dërguan CV-të e tyre. Në dhjetor 2011, një aeroplan me plot njëqind inxhinierë spanjollë zbarkoi në Shtutgart për një fundjavë me plot takime për punë. Një e treta e tyre u punësuan në Gjermani.

Një pyetje mbetet: në qoftë se mungesa e specialistëve është sinonim me humbjen e krijimit të vlerës për ekonominë, pse nuk shkoni në mënyrë aktive duke i kërkuar ku janë.

A frymëzohet Zvicra nga Gjermania ?

Vështirë, thotë Bernhard Weber duke buzëqeshur: "Në Zvicër, duke marrë parasysh aktualitetin politik, nxitja dhe promovimi i emigracionit duket politikisht disi i parealizueshëm ..." Po kjo ndjenjë është konfirmuar edhe nga Laurent Favre, Keshilltar kombëtar (PLR / NE) dhe kryetar i Inxhinierisë zvicerane: "Unë nuk jam i bindur se duhet të sjellim specialistët nga jashtë në mënyrë institucionale. Ky është roli i ndërmarrjeve, në qoftë se ato kanë nevoja të tilla”. Megjithatë, organizata të cilën Laurent Favre drejton ankohet për mungesën e inxhinierëve ..." Po, mungesa e fuqisë punëtore në inxhinieri komprometon forcat tona inovative si dhe konkurrencën. Por krijimi artificial i një mase të specializuar pa ardhmëri nuk është zgjidhje. Ajo që ne duam është të krijojmë një evolucion më të natyrshëm, duke zgjuar pranë të rinjve interesin për lëmenjtë teknikë, të ashtuquajturat MINT (matematikë, informatikë, shkencat natyrore, teknologji). Kjo është arsyeja pse unë kam paraqitur në qershor një kërkesë pranë Këshillit Nacional, e cila synon një promovim më të mirë të këtyre disiplinave në shkolla".

Reklamë

Reklamë

“Se gabimet me pasoja vdekjeprurëse në këtë segment janë të paraprogramuara, nuk duhet të habitet askush", thotë organizata "Reform 91" duke iu referuar vrasjes së 19 vjeçares Marie, të kryer ditë më parë nga një i ish i dënuar për vrasje dhe dhunim
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Scattered clouds
  • 9 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 01:50

Prishtinë

Scattered clouds
  • 15 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 02:30

Cyrih

Broken clouds
  • 10 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 01:50

Shkup

Broken clouds
  • 16 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 02:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj