Shkurt.ch

Jetëgjatësia e burrave, Zvicra nuk është më në vendin e parë

Jetëgjatësia e Zvicrës ka rënë nga 81.1 vjet në 80.8, një rënie prej 0.3 vitesh

Vitin e kaluar, Zvicra ishte në vendin e parë në botë për jetëgjatësinë e burrave, sipas OECD. Por, kësaj radhe, sipas renditjes së fundit, Zvicra ka rënë në vendin e dytë përkrah Japonisë, shkruan “lenews.ch”.

Por, pse ka ndodhur kjo. Jetëgjatësia e Zvicrës ka rënë nga 81.1 vjet në 80.8, një rënie prej 0.3 vitesh, përcjell albinfo.ch.

Në të njëjtën kohë, jetëgjatësia në Islandë është rritur nga 81.1 në 81.2, kështu duke dalë në vendin e parë, dhe duke zhvendosur Zvicrën në vendin e dytë.

Islandezët jetojnë në ajër më të pastër se zviceranët. Gjithashtu burrat zviceranë pinë më shumë duhan, si dhe më shumë alkool.