Maqedonia
Johanes Hanh vizitë dyditore në Maqedoni
Eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore në BE, Johanes Han nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni
Komisari i BE-së për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han, të hënën dhe të martën do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni, për t’i inkurajuar lidershipin në Shkup që t’i vazhdojnë reformat për integrim. Hahhn në Shkup do të zhvillojë takime me liderët politikë dhe ata institucional përfshirë edhe opozitën.
Han, siç u konfirmua deri tani zyrtarisht, do të ketë takime me kryeministrin dhe liderin e LSDM-së Zoran Zaev, me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, me liderët e BDI-së Ali Ahmeti, të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe të Aleancës së Shqiptarëve, Ziadin Sela.
Në kuadër të vizitës, eurokomisari do të takohet edhe me përfaqësues të sektorit joqeveritar.
“Me padurim e pres vizitën time në Shkup, javën e ardhshme, në kuadër të së cilës do të realizoj takime politike, por edhe takime me përfaqësues të shoqërisë civile”, deklaroi Hahn në Twiter.
“Besoj se Qeveria do ta shfrytëzojë momentin pozitiv dhe se do t’i shohim rezultatet nga reformat e mëtejshme deri nga fundi i vitit. Për këtë nevojitet bashkëpunim konstruktiv i të gjitha forcave politike, duke përfshirë edhe opozitën”, ka deklaruar Hahn, disa ditë më parë.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?