Shqipëria

Jolanda Flaga nderohet si policja e parë femër në Shqipëri

Flaga është punonjësja më e vjetër femër e Policisë së Shqipërisë, pasi kryen këtë detyrë që nga vitin 1976

Në Forumin e sigurisë publike që është mbajtur në Tiranë, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i ka ndarë çmimin e karrierës polices së parë femër në Shqipëri, Jolanda Flaga, e cila tash është në prag të pensionimit.

Flaga është punonjësja më e vjetër femër e Policisë së Shqipërisë, pasi kryen këtë detyrë që nga vitin 1976. Ajo ka kërkuar nga të gjithë që ta respektojnë njëri-tjetrin.

“Vetë prezenca e qytetarëve do të shërbejë si një motiv dhe arsye më shumë për të përmbushur misionin. Sepse të jesh punonjës policie është jo privilegj, po përgjegjshmëri dhe sakrificë. Kështu që nisur nga këto do t’u lutesha të gjithëve ta largojmë indiferentizmin dhe të jeni më proaktivë dhe na jepni më shumë besim”, ka deklaruar Veliu pas ndarjes së mirënjohjes.