Bota

Joprofesionalizmi i policisë gjermane po bën xhiro në rrjetet sociale

Pas sulmit ndaj dy policëve gjermanë në Plauen, policia është duke hetuar ndaj tre të dyshuarve kryesorë. Personave tashmë të njohur për policinë, një 38, 21 dhe 16-vjeçar, nga Maqedonia, Libia dhe Kroacia akuzohen për sulm ndaj oficerëve policorë, lëndime të rrezikshme trupore dhe fyerje

Të enjten e kaluar ata kishin penguar masivisht një operacion policor në Postplatz, në Plauen. Një video e incidentit që të dielën u shfaq në rrjetet sociale, ka shkaktuar zemërim dhe thirrje për veprim më të ashpër të policisë, përcjell albinfo.ch.

Shkaku ishte arrestimi i një libiasi 23-vjeçar. Përkundër ftesës gjyqësore nga Gjykata rajonale e Plauenit, nga e cila akuzohej për ngacmim seksual, ai nuk i ishte përgjigjur ftesës. Dy policët shkuan në Postplatz ku dyshonin se mund ta gjenin të dyshuarin.

Pas futjes së tij në patrullën policore, shtetasi 38-vjeçar maqedonas filloi të protestonte dhe të filmonte policinë me telefonin e tij celular. Kur një nga oficerët u përpoq ta ndalonte atë, maqedonasi u zemërua pa masë dhe filloi të ecë në drejtim të policëve. Libiasi 21-vjeçar dhe bashkëpunëtori i tij kroat gjithashtu sulmuan policinë. Këta pësuan lëndime të lehta dhe është dashur të përdorin gaz lotsjellës për t’u mbrojtur.

Ndërkohë, libiasi 23-vjeçar i arrestuar, u largua vetura policore. Me ndihmën e përforcimit policor, më në fund situata u vendos nën kontroll dhe i dyshuari i arratisur sërish u arrestua.

Zëdhënësi i policisë në Plauen, Oliver Wurdak, ngjarjen e ka përshkruar si një “rast të jashtëzakonshëm”, shkruan “Junge Freiheit”, përcjell Albinfo.ch. Fakti që zyrtarët u sulmuan masovisht nga disa pjesëmarrës, ishte përjashtim absolut. Megjithatë, ata tani do të vlerësojnë operacionin për të përgatitur policët në të ardhmen më mirë në situata të tilla.

VIDEO