Të tjera

Jovanoviq: Para zgjedhjeve, të pajtohemi me shqiptarët e Kosovës

“Në vend se të flasim për zgjedhjet, është më e nevojshme për të hapur dialogun real rreth marrëdhënieve me shqiptarët e Kosovës dhe të bëjmë një marrëveshje që relakson raportet në rajon”, ka thënë lideri i liberalëve serb, Jovanoviq

Lideri i Partisë Demokratike Liberale të Serbisë, Çedomir Jovanoviq kërkon nga autoritetet në Serbi që hapet një dialog i brendshëm për t’i relaksuar raportet me shqiptarët e Kosovës. Jovanoviq, që në Serbi njihet si “Çeda”, thotë se thirrja për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare  në Serbi “do të mund të shkaktonte kaos” në jetën politike.

Më tej ai ka thënë se do të vazhdonte një fushatë konstante ku çështjet kryesore për Serbinë do të mbeteshin në rend të dytë, shkruan Tanjug.

“Në vend se të flasim për zgjedhjet, është më e nevojshme për të hapur dialogun real rreth marrëdhënieve me shqiptarët e Kosovës dhe të bëjmë një marrëveshje që relakson raportet në rajon dhe që garanton përfundimisht paqen”, ka thënë Jovanoviq, sipas të cilit, “çfarëdo humbje kohe në llogari të përbashkët të autoriteteve dhe opozitës mund të jetë fatale”.