Zhvillim
Ju flet “Baruti”, nga godina kryevepër e arkitekturës, “Le Corbusier”
Dy artistë kanë ndërmarrë një aksion artistik, duke e shndërruar atë në një zyrë për Call Center. Dhe jo çfarëdo por një Call Center të Kosovës! Emri i aksionit artistik dhe i “zyrës” është “0800 226 113”
Pavijoni “Le Corbusier” në Cyrih është njëri ndër krijimet më impozante arkitekturore të arkitektit më të shquar të shekullit XX, zviceranit frankofon, Le Corbusier. Ky pavijon në fakt është vepra e tije fundit dhe e vetmja në Zvicrën gjermane. Ai shërben prej kohësh si objekt për mbajtjen e ekspozitave artistike.
“Le Corbusier” do t`i nënshtrohet një rinovimi dhe për këtë ai duhet të qëndrojë i mbyllur për një vit e gjysmë, shkruan teletalk.de. Por, para kësaj, për rreth dy muaj ai do të fitojë një destinim krejtësisht ndryshe: dy artistë kanë ndërmarrë një aksion interesant artistik, duke e shndërruar atë në një zyrë për Call Center. Dhe jo çfarëdo por një Call Center të Kosovës! Emri i aksionit artistik dhe i “zyrës” është “0800 226 113”, raporton albinfo.ch.
Dhe, ky numër është ai që i shfaqet në telefon secilit që e telefonojnë nga Call Center “Baruti”, me seli në Prishtinë. Ky është numër telefonik i Zvicrës por i bartur në Prishtinë. Nga ana tjetër e telefonit përgjigjet vijnë në një gjermanishte të përsosur dhe askush nuk do ta kuptojë se telefonata po i vjen nga Kosova.
Po kështu edhe gjatë dy muajve të aksionit, pjesë nga stafi i “Barutit” do të telefonojnë nga i njëjti numër, “0800 226 113” por tash nga Cyrihu, dhe sërish askush nuk do ta dijë se nga po u vjen telefonata. “Mirësevini në Call Center-in më të suksesshëm gjermanishtfolës i Kosovës”, transmeton albinfo.ch. Kështu do të prezantohen punëtorët e “Barutit”, tashmë të vendosur në njërën ndër godinat më interesante të Zvicrës dhe në pjesën më të bukur të Cyrihut, me pamjen nga liqeni.
Siç ka shkruar tashmë disa herë albinfo.ch, Call Center “Baruti” punëson shqiptarë të cilët kanë jetuar në Zvicër dhe në vendet tjera gjermanishtfolëse, të cilët, për arsye të ndryshme janë kthyer në Kosovë. Këtë biografi e ka edhe themeluesja dhe pronarja e kompanisë, Drenusha Shala.
Gjithsej do të jenë 35 punëtorë që përgjatë 9 javëve do të punojnë këtu. Dhe, me këtë aksion synohet të tërhiqet vëmendja në idenë se çfarë rëndësie ka sot, në epokën e digjitalizimit, në përgjithësi vendi ku realizohet një punë. Ose: çfarë dallimi bën një vend, një lokacion në kuptimin fizik në kohët e teknologjisë së avancuar digjitale? A nuk është bërë distanca hapësinore prej kohësh një përmasë e papërfillshme?
Në bodrumin e pavijonit ndodhet një ambient pritjeje, e hapur për të punësuarit dhe mysafirët.
“0800 226 113” qëndron e hapur nga 2 gushti deri më 1 tetor 2017.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën “Tokat janë thelbësore për jetën: ato sigurojnë prodhimin e ushqimit, filtrojnë ujin dhe strehojnë një...
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga