Jeta në Zvicër
Juncker pritet me nderime dhe me shpresa të mëdha në Bernë
Në programin e vizitës së sotme është edhe ceremonia e nënshkrimit të një marrëveshjeje, ku, veç tjerash trajtohet jetësimi i iniciativës së Migracionit.
Kryekomisari i Bashkimit Evropian Jean-Claude Juncker ka mbërritur sot në Bernë për një vizitë zyrtare. Ai është pritur nga presidentja e Federatës së Zvicrës, Doris Leuthard dhe qeveria në përbërje të plotë, para se delegacionet, i BE-së dhe ai i Zvicrës të fillonin bisedimet, shkruan srf.ch.
Në programin e vizitës së sotme është edhe ceremonia e nënshkrimit të një marrëveshjeje, ku, veç tjerash trajtohet jetësimi i iniciativës së Migracionit.
Këshilli Federal i jep rëndësi të madhe pritjes së mysafirit të lartë nga Brukseli, transmeton albinfo.ch Në tri vitet e fundit që nga votimi i iniciativës për migracionin masiv, qeveria e vendit ka bërë përpjekje për zbutjen e dëmeve që sjell zbatimi i kësaj iniciative.
Ndërkohë, BE-ja nga ana e saj kërkon nga Zvicra kontributin e saj prej një miliard frangash të dedikuara për zhvillimin e shteteve anëtare të reja të BE-së në Evropën Lindore. Fjala është për të ashtuquajturin “Fond te kohezionit”, për të cilin në Zvicër ka qëndrime të ndara.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?