Lifestyle

Justin Bieber ka ndryshuar qëndrimin ndaj fesë

Për festën e Pashkëve këngëtari Justin Bieber ka ndarë me adhuruesit një mesazh plot dashuri, duke i përkujtuar se kjo festë nuk ka të bëjë me lepuj, derisa përshkroi se si feja e ka liruar nga turpi dhe kufijtë.

Së fundi, ishte raportuar se albumi i radhës i Biberit mund të ketë për bazë fenë, por Bieber të dielën shkroi në Instagram se si Jezusi ia ndryshoi jetën, përcjell albinfo.ch.

“Pashkët s’kanë të bëjnë me lepujt. Është përkujtues se si Jezusi im vdiq në kryq për mëkatet e mia dhe më pas u ringjall, duke mposhtur vdekjen. Unë besoj se kjo ndodhi dhe ndryshoi gjithçka”, shkroi ai.  Bieber madje anuloi edhe pjesën e mbetur të turnet ‘Purpose’, me qëllim që të ndërlidhet me fenë.