Sport

Juventus e Inter kërkon talentin shqiptar

Juventus, Inter e Genoa kanë shfaqur interesim për Alesandro Ahmetaj, i cili vendosi që përkohësisht t’i bashkohet Sassuolo-s

Futbollistët shqiptarë po vazhdojnë të ‘lulëzojnë’ në futbollin evropian. I tillë është edhe Alesandro Ahmetaj, shkruan albinfo.ch.

Ai ishte pjesë e Cesenas, por së fundi ka nënshkruar për Saussolon, duke i befasuar të gjithë. Ahmetaj është vetëm 17-vjeçar.

Për të kanë shprehur interesim Juventus, Inter e Genoa dhe ai në fund zgjodhi Sassuolon për të vazhduar karrierën, por kjo nuk do të thotë se në të ardhmen gjigantët e futbollin italian nuk do ta blejnë Ahmetajn.

Por, Ahmetaj ka edhe një dilemë tjetër. Edhe pse është me origjinë shqiptare dhe ka deklaruar se është shqiptar, ai përfaqëson Italinë U-17, derisa drejtuesit e Federatës shqiptare shpresojnë se ai do të ndërrojë mendje.