Shkurt.ch
Ka futur ilegalisht refugjatët në Zvicër, dënohet deputetja
Ajo së bashku me një bashkëpunëtor të saj është kapur më 1 shtator nga rojat kufitare, kur po i pranonte katër afrikanë të moshës së mitur që vinin nga ana italiane e kufirit
Deputetja socialdemokrate në Parlamentin e Kantonit të Tiçinos, Lisa Bosia Mirra është dënuar me 80 njësi ditore me kusht. Po kështu ajo duhet të bëjë edhe mbulimin e shpenzimeve të gjyqit. Gjykata e ka gjetur atë fajtore për ndihmën që u ka dhënë në së paku 9 raste refugjatëve për të hyrë ilegalisht në Zvicër gjatë muajit gusht dhe shtator të vitit 2016.
Mirra është po ashtu themeluese e organizatës për ndihmë refugjatëve “Firdaus”. Ajo së bashku me një bashkëpunëtor të saj është kapur më 1 shtator nga rojat kufitare, kur po i pranonte katër afrikanë të moshës së mitur që vinin nga ana italiane e kufirit. Menjëherë pastaj një 53 vjeçar nga Berna i kishte marrë refugjatët në fjalë dhe i kishte futur me kamion në territorin zviceran.
Në muajin shkurt ajo qe dekoruar me çmimin “Alpes ouvertes” për angazhimin e saj në ndihmë refugjatëve. Mirra gjatë verës së vitit të kaluar, me shoqatën e saj kishte kontribuuar me strehimin dhe përkujdesjen e refugjatëve që kishin ardhur në Como, Itali, thuhet në arsyetimin e çmimit të dhënë.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?