X

Na ndiqni:

 Kosova

Ka ndërruar jetë Jonuz Musliu, Kryetar i Kuvendit të Bujanocit

Nga viti 2014 ai është edhe kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar

Sot, pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë kryetari i Kuvendit komunal të Bujanocit, Këshillit Nacional shqiptar dhe lideri i LPD-së në Bujanoc, Jonuz Musliu.

Jonuz Musliu ka lindur në vitin 1959, ka qenë ish- komandant i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Nga viti 2014 ai është kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar, si Kryetar Kuvendi në Bujanoc për disa mandate, ndërsa për herë të fundit është zgjedhur në vitin 2016, shkruan presheva.com.

Para 6 muajve është detyruar të shtrihet në spital në Turqi për trajtim mjekësor pas disa problemeve shëndetësore.

Jonuz Musliu pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe tre djemtë, Fatlumin, Shqiprimin dhe Sarandin.


Reklamë
Reklamë
X

Abonohu në revistën tonë