Integrimi

Ka ndërruar jetë veprimtari Bajram Aruqi

I ndjeri për rreth 20 vite ishte anëtar aktiv i shoqatës “Vatra”. Po ashtu për disa vite kryetar i shoqatës, përfaqësues i shoqatës me komunitetin zviceran

Sot në Cyrih të Zvicrës pas një sëmundjeje të rëndë e të gjatë ka ndërruar jetë veprimtari i njohur shqiptar, Bajram Aruqi. I ndjeri për rreth 20 vite ishte anëtar aktiv i shoqatës “Vatra”.

Po ashtu për disa vite kryetar i shoqatës, përfaqësues i shoqatës me komunitetin zviceran,

Aruqi  ka lënë gjurmë të thella në kultivimin jo vetëm të valles në mesin e mërgimtarëve por edhe në jetën kulturore në përgjithësi të shqiptarëve në në Zvicër.

Ai është angazhuar edhe për hapjen e shkollave shqipe ne kantonin e Cyrihut.

Varrimi behet nesër ne fshatin e lindjes në Rrezall komuna e Skenderajt.