Kosova

Ka vazhduar gjykimi ndaj Ukë Rugovës për vizat Shchengen

Grupi që sipas prokurorisë udhëhiqej nga Ukë Rugova, akuzohet për krim të organizuar, mashtrim, e kontrabandim të emigrantëve, lidhur me aferën e vizave Shchengen në ambasadën Italiane

Në seancën e shqyrtimit fillestar ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve është propozuar veçimi i rastit për katër nga gjithsej 20 të akuzuar sa janë në këtë proces. Kërkesën për veçimin e procedurës për Ukë Rugovën, Izet Beqirin, Florian Petanin dhe Qefser Bahollin, gjyqtari Petko Petkov e ka arsyetuar me frikën se do të përfundojë misioni i EULEX-it, pa qenë në gjendje të sjellin një vendim.

“Kjo do të nënkuptonte që do të kishte rigjykim”, ka thënë gjyqtari Petkov, duke rikujtuar që misionit evropian, i skadon mandati në qershor të vitit 2018. Megjithatë, një propozim i tillë është kundërshtuar nga prokurori Allen Cansick, por edhe një pjesë e avokatëve të të akuzuarve, me arsyetimin se kjo nuk do të rriste efikasitetin e as nuk do të shkurtonte kohën e gjykimit.

Në këtë seanca, kanë munguar katër të akuzuar, derisa gjyqtari ka dhënë 7 ditë kohë që palët të paraqesin mendimet e tyre për propozimin e tij.

Grupi që sipas prokurorisë udhëhiqej nga Ukë Rugova, akuzohet për krim të organizuar, mashtrim, e kontrabandim të emigrantëve, lidhur me aferën e vizave Shchengen në ambasadën Italiane.