Kosova

Ka vdekur ish deputeti dhe krijuesi, Kujtim Paçaku

Paçaku kishte bërë bërë emër edhe si artist, poet dhe pjesëmarrës shumë aktiv në jetën shoqërore të Kosovës dhe të komunitetit të tij, rom

Sot, në moshën e tij 59 vjeçare, ka ndërruar jetë ish-deputeti i kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku.

Lajmin mortor e dha kryeparlamentari Kadri Veseli gjate seancës së sotme të Kuvendit.

“Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e Kujtim Paçakut, deputet shumëvjeçar në Kuvendin e Kosovës nga komuniteti rom. Me angazhimin e tij të sinqertë politik, me kulturën e pasur prej poeti që posedonte, Kujtimi ishte zëri më autentik i qytetarëve romë të Kosovës dhe na ka nderuar të gjithëve. Ngushëllime familjes së tij, miqëve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë pjestarëve të komunitetit rom në vendin tonë”, tha Veseli.
Paçaku, ishte përfaqësues i komunitetit rom në Kuvendit e Kosovës. Së fundi ai ishte shpallur ambasador i paqes në një konferencë për kulturë dhe paqe në Ballkan.

Ai kishte bërë emër edhe si artist, poet dhe pjesëmarrës shumë aktiv në jetën shoqërore të Kosovës dhe të komunitetit të tij, rom-