Ëmbëlsira

Kadaif

Është një ëmbëlsirë me origjinë turke, është mjaft e përhapur në vendin tonë, sidomos në festat fetare si dhe ato të fundvitit.

Përbërësit:

•       150 gr gjalpë (margarinë),
•       200 gr arra (të bluara ose të coptuara)
•       500 gr kadaif.

Përgatitja:

E hapim kadaifin në tepsi dhe mbi të hedhim gjalpin (të shkirirë ). Më pas e fusim në furrë me temperaturë 140°C, derisa të piqet.
Gjatë kohës së pjekjes e përgatisim sherbetin e kadaifit. Pasi të piqet, i hedhim arrat. Duhet të kemi kujdes, sherbetin e hedhim pasi të ftohet kadaifi, në mënyrë që të mos qulloset.

Përbërësit e sherbetit për kadaif:

•       700 ml ujë
•       1 kg sheqer
•       Gjysmë limoni

Koha e zierjes së sherbetit, 5 minuta.

Ju bëftë mirë!


 Të tjera nga Ëmbëlsira