Lajme
Kadare, laureat i Çmimit Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”
Çmimin në fjalë ka vlerë monetare 10 mijë euro, dhe u jepet personaliteteve, shtetas të Republikës së Kosovës, Shqipërisë, apo ndonjë shteti tjetër, që kanë dhënë kontribut të çmuar për letërsinë shqipe
Autoritetet në Prishtinë kanë vendosur që sivjet Çmimi Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe” t’i jepet shkrimtarit më të shquar shqiptar, Ismail Kadare, për kontributin e madh dhënë letërsisë shqipe dhe asaj botërore. Vendimin e ka marrë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala pas një konsultimi me Këshillin kosovar të Librit.
Ky çmim i veçantë, jepet për personalitet, të cilët, me veprën e tyre, kanë ushtruar një ndikim esencial në emancipimin e shoqërisë, ngritjen dhe vetëdijesimin e përgjithshëm për vlerat emancipuese, me theks të veçantë, përmes fushës së letërsisë, duke ndikuar kështu në njohjen e saj në përmasa ndërkombëtare.
Çmimin në fjalë ka vlerë monetare 10 mijë euro, dhe u jepet personaliteteve, shtetas të Republikës së Kosovës, Shqipërisë, apo ndonjë shteti tjetër, që kanë dhënë kontribut të çmuar për letërsinë shqipe. Ky çmim, sipas Rregullores, jepet nga ministri kosovar i Kulturës, në bashkëpunim me Këshillin e Librit.
Ministri Kujtim Shala e vlerësoi se laureati Ismail Kadare, e vë këtë çmim në një standard të lartë ndërkombëtar.
“Ky çmim, si i tillë, do të jetë një ndihmesë për pranimin, njohjen dhe afirmimin e mëtejmë të letërsisë shqipe”, tha Shala, sipas të cilit, një çmim dhe vlerësim i tillë i ka munguar letërsisë shqiptare. Ceremonia e solemne do të zhvillohet në Prishtinë, njofton Ministra e Kulturës nëpërmjet një komunikate për media.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?