Fun
Kafeja ul rrezikun e vdekjes te moshat e mesme
Gjetjet, të prezantuara në Kongresin Evropian Kardiak, janë si rezultat i studimit të gjatë të më shumë se 20 mijë njerëzve në Spanjë
Një studim i ri ka zbuluar se kafeja, nëse pihet dy deri në katër gotë filxhanë në ditë, lidhet me ulen e rrezikut për vdekje te njerëzit në moshë të mesme.
Gjetjet, të prezantuara në Kongresin Evropian Kardiak, janë si rezultat i studimit të gjatë të më shumë se 20 mijë njerëzve në Spanjë.
Mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 38 dhe ata u përcollën për dhjetë vjet. Gjatë kësaj kohe, 337 pjesëmarrës vdiqën. Hulumtuesit kanë gjetur se ata që kanë konsumuar së paku katër filxhanë kafe në ditë kanë 64 për qind më pak rrezik për të vdekur në krahasim me ata që konsumojnë më pak apo fare. Studimi po ashtu ka gjetur se njerëzit që pinin nga dy filxhanë kafe në ditë kishin 22 për qind më pak rrezik për të vdekur, shkruan Forbes, përcjell Albinfo.
“Kemi gjetur një lidhje inverse mes kafesë dhe rrezikut për vdekje nga shkaqe të shumta, sidomos te njerëzit në moshën 45 vjeçare e më të vjetër”, ka thënë Adela Navarro, autore e studimit.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj Projekti i filluar në dhjetor 2021 pritet të përfundojë në verën e vitit 2024...
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën