Maqedonia
Kallëzim penal për policin që ka keqvepruar me një emigrant
Punonjësi keqpërdor një emigrant, ngritet kallëzim penal ndaj tij.
Një polic nga Qendra Rajonale për Punë Kufitare Veri ka marrë kallëzim penal për marrjen celularit një emigranti dhe për dhënie të vërtetimit fiktiv për gjësendet e kthyera, shkrujnë mediat maqedonase, përcjell Albinfo.ch.
Siç kumtoi MPB, Sektori për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale në MPB, deri te Prokuroria Themelore Publike Kumanovë, ka ngritur kallëzim penal kundër Z.S. – i punësuar në QRPKV për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”, të dënueshëm sipas nenit 353 nga Kodi penal i Republikës së Maqedonisë.
I denoncuari, në cilësi të nëpunësit policor përgjegjës, ka vepruar në kundërshtim me procedurat për gjësendet e marra përkohësisht – celular nga një emigrant i arrestuar.
Ka dhënë urdhër të përgatitet vërtetim fiktiv për gjësendet e kthyera.
Kundër tij është ngritur edhe procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?