Sport
“Kam qarë 20 minuta kur më ka ftuar Kombëtarja”
“Kam qarë për 20 minuta. Isha në shok, pasi idhujt e fëmijërisë sime luajnë te Shqipëria dhe kështu që nuk di çfarë të them më tepër", deklaroi Kamer Qaka
Një futbollist i ri është afruar në Kombëtaren shqiptare. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e moshave të Norvegjisë, Kamer Qaka, shkruan albinfo.ch.
Ai është ftuar për ndeshjen miqësore ndaj Turqisë, që zhvillohet më 13 nëntor në Antalia. Qaka është ftuar në vend të Amir Abrashit, të lënduar.
Kameri duke folur për mediat norvegjeze ka treguar se çfarë emocione ka pasur kur e ka ftuar Shqipëria.
“Kam qarë për 20 minuta. Isha në shok, pasi idhujt e fëmijërisë sime luajnë te Shqipëria dhe kështu që nuk di çfarë të them më tepër. Gjërat po shkojmë shumë mirë për mua këtë vit. Fillimisht dëgjova nga njerëz të rëndësishëm të futbollit në Shqipëri se unë duhet të isha pjesë e Kombëtares. Ndërsa më pas, papritmas më erdhi ftesa këtë të hënë. Më pyetën nëse isha gati, ndërsa i thash se nuk ishte nevoja të ma bënin këtë pyetje. Isha shumë i lumtur”, ka thënë Qaka.
Mesfushori 22-vjeçar e ka nisur karrierën në Norvegji te Valerenga, ndërsa edicionin e kaluar luajti në elitën e futbollit të vendit skandinav me ngjyrat e Kristiansund.
Kamer Qaka ka luajtur edhe me përfaqësueset e 17 dhe 19-vjeçarëve të Norvegjisë, por përfaqësimi i ngjyrave kuqezi duket zgjedhja më natyrale.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma edhe pse ka shpenzuar paratë e veta Zyra e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën sepse ai kishte shpenzuar mbi 120,000 franga nga përfitimet...
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf