Bota

Kamioni hyn në mes të turmës, 6 të vdekur

Mediat ndërkombëtare raportojnë se gjashtë persona dyshohen të kenë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur, pas të shtënave me armë zjarri dhe një sulmi me kamion në Manhattanin e poshtëm të Nju Jorkut.

Gjithnjë sipas mediave ndërkombëtare, incidenti thuhet të ketë ndodhur pranë rrugëve “Chambers” dhe “Houston”. Raportimi i parë mbi incidentin është bërë nga radio-skaneri i Policisë së Nju Jorkut, rreth orës 15:20 me atë lokale, përcjell albinfo.ch.

Departamenti i Policisë konfirmon se është arrestuar një person në lidhje me incidentin, por hetimet janë duke u zhvilluar.

Një kamion ishte drejtuar drejt një zone biçikletash, e ka shtypur aty çiklistë dhe këmbësorë.

Policia e Nju Jorkut nuk e ka konfirmuar ende informacionin e përhapur, por një zëdhënës shtoi se të gjitha raportimet po hetohen.