Kosova

Kampi Veror në BONEVET – Aventura më e mirë për fëmijët e Diasporës

BONEVET në Gjakovë dhe në Prishtinë do të bëjë verën edhe më të bukur përmes Kampit Veror, i cili është edukativ dhe njëkohësisht shumë argëtues.

Ardhja në Kampin Veror për fëmijët nga Diaspora është shumë frytdhënës ngase ka një ndikim pozitiv në krijimin e raporteve të të rinjve nga Diaspora me të rinjtë e Kosovës të cilët krijojnë dhe luajnë me njëri-tjetrin. Përveç të gjithave, të rinjtë e Diasporës njoftohen më shumë me vendin e origjinës së tyre dhe krijojnë lidhje më të thella me Kosovën, thuhet në njoftim.

Kampi Veror organizohet në të dy hapësirat krijuese në Gjakovë dhe në Prishtinë. Të rinjtë nga mosha 7-13 vjeç do të kenë mundësinë të mbështjellën në aventurën verore në BONEVET, një aventurë plot argëtim, lojë, festë, shoqëri dhe krijime të reja, përcjell albinfo.ch.

“Gjatë Kampit Veror do të trajtojmë tema duke filluar prej artit, kulturës, sportit, teknologjisë, e deri te natyra, muzika e shkenca. Qëllimi i të gjitha aktiviteteve të BONEVET, duke përfshirë edhe Kampin Veror, është të stimulojë imagjinatën e të rinjve dhe zhvillimin e aftësive të tyre kreative dhe krijuese.

Gjatë verës do të eksplorojmë kultura të larmishme dhe do të inspirohemi nga veprat e famshme të artit. Gjithashtu do të mësojmë më shumë për fenomenet natyrore përmes eksperimenteve të ndryshme dhe do të ndërtojmë projekte të shumta me ndihmën e pajisjeve teknologjike. Verës nuk do t’i mungojnë aspak lojërat dhe aktivitetet argëtuese të cilat do të ngrisin shpirtin entuziastë të secilit kampist”, thuhet tutje në njoftim.

Kampi zhvillohet gjatë muajve korrik dhe gusht, dhe numri i pjesëmarrësve është i limituar. Për më shumë informata: https://kampiveror.bonevet.education/

 Info rreth ngjarjes

  • Data e fillimit28 Maj 2018
  • Ora09:00
  • LokacioniPrishtinë-Gjakovë
  • Data e përfundimit28 Korrik 2018 - 9:00