Sport

Kampionia shqiptare edhe njëherë pozitive në testet anti-doping

Begaj doli pozitive për substancën ‘stanazolol’ njëjtë si ajo që doli më 2014 pas Botërorit në Kazakistan

Peshëngritësja shqiptare Romela Begaj ka dalë pozitive në testet antidoping pas Botërorit të mbajtur së fundmi në Kaliforni.

Presidenti i Federatës së Peshëngritjes, Elez Gjoza, ka thënë për “Top-Channel” se peshëngritësja është e pafajshme duke shtuar se rezultatet e analizave janë publikuar 45 ditë pas përfundimit të Botërorit. Ai ka shtuar se tani Begaj do të kryejë edhe një test B.

Begaj doli pozitive për substancën ‘stanazolol’ njëjtë si ajo që doli më 2014 pas Botërorit në Kazakistan.

Në Botërorin e Anaheimit, Romela Begaj shënoi rezultatin më të mirë në karrierën e saj, pasi fitoi medaljen e artë në shkëputje dhe të argjendtën në dygarësh. Nëse testi B konfirmon përgjigjen e parë, atëherë dënimi për të, por edhe për vetë Federatën e Peshëngritjes, do të jetë shumë i rëndë.