Uncategorized

Kane i siguron Anglisë fitoren

Anglia e ka nisur mirë Kampionatin Botëror, duke mundur Tunizinë me rezultat 2:1 në çastet e fundit, shkruan albinfo.ch.

Golin e parë në këtë ndeshje e realizoi Harry Kane që në minutën e 11-të, derisa Sassi barazoi nga penalltia në minutën e 35-të.

Golin e fitores e shënoi Kane nga afërsia në minutën e 91-të, duke i dhuruar tri pikët e para Anglisë në këtë Botëror.

Në ndeshjet tjera të zhvilluar sot, Suedia ka mundur Korenë Jugore me një gol nga penalltia, derisa Belgjika mposhtin bindshëm Panamanë 3:0, ku Adnan Januzaj nuk u inkuadrua fare në lojë.