Bota

A i kanë shfrytëzuar VW, Mercedes e BMW majmunët për testimet e veturave

“Volkswagen Grupi distancohet haptas nga të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me mizoritë ndaj kafshëve. Testimet me kafshë janë përtej standardeve tona të etikës”

“Dirty Money”, një dokumentar i ri i Netflixit ka treguar se kompanitë gjermane: Volkswagen, Mercedes dhe BMW, kishin financuar testime me majmunë për të dëshmuar që veturat e reja janë më të mira për shëndetin në krahasim me veturat e vjetra.

Sipas programit, VW më pas kishte mashtruar rezultatet e testimeve pas duke e përdorur një pajisje mashtruese, që më vonë u njoh si një prej skandaleve më të mëdha në histori.

Studimi, që raportohet se ka përfunduar në qershor të vitit 2017, ka përfshirë testimet e modeleve VW Beetle TDI 2013 dhe Ford F250.

Që nga lansimi i dokumentarit, tre prodhuesit e njohur kanë reaguar duke mohuar studimin, transmeton Albinfo.ch.

“Volkswagen Grupi distancohet haptas nga të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me mizoritë ndaj kafshëve. Testimet me kafshë janë përtej standardeve tona të etikës”, thuhet në reagimin e VW.