Shkurt.ch

Kantonet zvicerane do të kenë numër rekord të nxënësve

Ndërsa numri i studentëve do të rritet fuqishëm gjatë 10-15 vjetët e ardhshme, shpenzimet do të qëndrojnë të njëjta.

Eksperti zviceran për formacion (arsimim) i Konfederatës parashikon një numër rekord të studentëve dhe nxënësve deri në vitin 2025. Duke pasur parasysh rritjen e pritshme – deri në 20% në disa kantone – tashmë janë marrë masa për kursim, derisa kushtet kanë qenë si në “parajsë”.

Por, kjo do të ndryshojë, paralajmëron Stefan Wolter, drejtor i Qendrës Koordinuese Zvicerane për Hulumtime në Arsim, në një intervistë të dhënë për  gazetën “Schweiz am Wochenende”. Ndërsa numri i studentëve do të rritet fuqishëm gjatë 10-15 vjetët e ardhshme, shpenzimet do të qëndrojnë të njëjta.

Deri në vitin 2025 numri i fëmijëve në klasë do të arrijë një shifër rekorde në disa kantone. Pavarësisht kësaj, përfaqësuesit politikë nuk kanë vënë më shumë burime në dispozicion, raporton Stefan Wolter. Për këtë arsye, ai i konsideron ankesat e mësuesve në dritën e situatës aktuale politike dhe financiare në vend si një sinjal alarmi.

Për të zgjidhur problemin e shpenzimeve, kantonet dhe komunat nuk duhet të tremben për të mbyllur disa qendra shkollore, shpjegon specialisti. Duke pasur parasysh dendësinë e popullsisë dhe afërsinë e fshatrave ndërmjet tyre, nxënësit mund të marrin autobusin për të shkuar deri në qytetin më të afërt, pa bërë udhëtim të tepruar.