Shkurt.ch

Kantoni Baselstadt ndalon punën në gjykatë të grave me shami

Në arsyetimin për këtë ndryshim rregulloreje thuhet se gjykatat në punën e ndarjes se drejtësisë janë të detyruara nga kushtetuta që t`i përmbahen neutralitetit sa i përket religjionit

Gratë dhe vajzat që punojnë në gjykatat e kantonit Basel-Stadt, nuk do të kenë të drejtë që gjatë punës së tyre në gjykatë të bartin simbole të dukshme religjioze dhe në këtë kontekst, as shaminë myslimane. Rregullorja e re për personelin, e cila përmban në vete pasusin përkatës, do të hyjë në fuqi nga kjo verë, bën të ditur Këshilli Gjyqësor i Bazelit, shkruan sda.ch.

Në arsyetimin për këtë ndryshim rregulloreje thuhet se gjykatat në punën e ndarjes se drejtësisë janë të detyruara nga kushtetuta që t`i përmbahen neutralitetit sa i përket religjionit, transmeton albinfo.ch. Po të lind, qoftë edhe në pamje të jashtme, dyshimi se nuk është kështu, atëherë rrezikohet besimi në drejtësi.

Përveç Baselstadt-it, deri tash asnjë kanton tjetër nuk parasheh një ndalesë të tillë,