Kuriozitete

Kapele nga gëzofi i maceve

Një artiste në Tokio ka vendosur që gëzofi i rënë i maceve të shndërrohet në parukë dhe kapele për kafshët e saj. Hiromi Yamazaki, e cila ka tri mace, tha se projekti i saj filloi në kohën e njëjtë më lansimin e hashtagut “#trumpyourcat” gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në SHBA. Përdoruesit e mediave sociale ndanin fotot e maceve të tyre.  “Flokët e Trumpit janë stil shumë i vështirë për t’u realizuar. Gjithmonë kontrolloj fotot në internet, por çdo herë duket ndryshe”, tha Hiromi. Tani, projekti i saj është zgjeruar dhe ajo merret edhe me kapele për kafshë.