Lajme

Kapen 10.5 kg. marihuanë në autobusin Gostivar-Gjenevë

Autobusi po lëvizte në linjën e rregullt Gostivar- Gjenevë. Asnjëri nga udhëtarët nuk është paraqitur si pronar i valixhes me marihuanë

Në pikëkalimin kufitar Tabanovc në dalje të Maqedonisë, doganierët sot kanë zbuluar në një autobus me targa të Maqedonisë, 10.5 kilogramë marihuanë të mbështjellë në 15 pako. Autobusi po lëvizte në linjën e rregullt Gostivar- Gjenevë, shkruan antpress.mk

Merret vesh se asnjëri nga udhëtarët nuk është paraqitur si pronar i valixhes.

Marihuana mendohet se është dashur të dërgohet në Hanover, Gjermani. I dyshuar në këtë rast është shoferi i autobusit “Mimoza93” dhe dy pasagjerë.